Tendenca për instrumentalizim
Ylber LILI
Duke analizuar proceset politike, shoqërore, ekonomike, sociale, kulturore, arsimore, institucionale, apo shtetërore, nuk mund të lëmë anash problemet me të cilat ballafaqohemi. Tranzicioni i tejzgjatur demokratik, plogështia e shtetit ligjor, antagonizmat dhe kacafytjen e panevojshme politike, etj, janë pjesë e problemit që kërkojnë zgjidhje. Përtej këtyre konstatimeve shohim se megjithatë politika shqiptare ka kapacitetet e nevojshme për të demonstruar - promo-vuar racionalitet, kthjelltësi, pjekuri politike, institucionale dhe shtetërore. Pa dashur të paragjykohem për subjektivizëm, e shoh të udhës që në këtë artikullim të risjell në vëmendje bisedën telefonike mes Presidentit të kontestuar maqedonas, Ivanov, dhe Kreut të shtetit shqiptar z. Topi Në këtë kuptim, biseda ndër të tjera duhet parë si tendencë naïve e institucioneve politike dhe shtetërore maqedonase, për ta instrumentualizuar Shqipërinë në një moment kur duhet dëshmuar pjekuri dhe racionalitet politik, institucional dhe shtetëror. Ndonëse ana përmbajtësore e bisedës ishte e orientuar rreth veprimit absolutisht ksenofobist dhe racist grek, dallimet e qasjes së kësaj problematike ishin të ndryshme.
Gjithkush, pavarësisht nga formimi, kulturor, politik e intelektual, ka kuptuar dallimin e naivitetit nga pjekuria shtetërore. Ivanovi në cilësinë e Presidentit gjysmak (i votuar nga maqedonasit dhe familja politike e Ahmetit, i kontestuar nga pjesa dërmuese e shqiptarëve etnike) e rikonfirmoi veten se nuk e ka tagrin dhe as integritetit për të mbajtur kurorën e kreut të shtetit. Megjithëse de jure është Presidenti maqedonas, de fakto ai kryen punën e sekretarit të Kryeministrit Nikolla Gruevski.
Ata që e njohin mirë realitetin politik, shoqëror, institucional dhe partiak në Maqedoni e kuptojnë rolin e dyfishtë të Ivanovit. Në këtë kontekst, telefonata e tij duhet trajtuar me shumë sportivitet. Vetëm persona naivë, pa dinjitet, moral dhe personalitet, mund të ndërmarrin nisma kaq qesharake. Gjithsesi, thelbi i këtij artikulli ka të bëjë nga njëra anë me përpjekjet e maqedonasve, për ta instrumentalizuar Shqipërinë për telashet e veta dhe nga ana tjetër cinizmin e tyre.
Ndonëse nuk habitem, në një farë mënyrë prisja që Kreu i shtetit maqedonas t’i telefononte homologut të tij shqiptar dhe si kryefjalë të kërkonte falje për palo enciklopedinë, një dokument (paçavure) me suport politik dhe mbështetje institucionale, apo tash së fundi projekti “Shkupi 2014”, këto dhe elementë të tjerë mund të ishin shkak, që Ivanovi të zhvillonte një bisedë për të kontribuar në frymën e marrëveshjes së Ohrit.
Gjithsesi i rikthehemi thelbit të çështjes, biseda pati anën e saj pozitive: dy shtete fqinje me koncepte të kundërta në politikat shtetërore. Për rastin në fjalë, institucionet shqiptare reaguan ashpër në kohën dhe vendin e duhur, sikundër si vend anëtarë të NATO-s dhe aspirant për BE treguan pjekuri edhe në raste, kur palaço qofshin ato grekë, apo sllavë që i fryjnë zjarrit racist, apo shovinist. Bie fjala, Qeveria shqiptare përmes Ministrit të Jashtëm, Meta, reagoi ndaj dhunës së nacionalizmit pervers grek, i ngjizur në disa qarqe ku janë infektuar edhe disa paradhoma të politikës zyrtare greke.
Bashkudhëtarë të reagimeve të institucioneve shqiptare ishin mediat, shoqëria civile, intelektuale e historinë. Natyrisht që qëndrimi i shtetit shqiptar në këtë rast, por edhe të ngjashme si ato të kukuvajkave (ushtarëve grek), duhet të jetë i rreptë dhe pa ekuivokë. Por në rastin konkret, Tirana zyrtare thjeshtë se ia ka enda Ivanovit dhe Gruevskit nuk mund të sillet si infatile.
Sakaq, maqedonasit rreken të bëjnë “krushqi” për telashet që nuk kanë të bëjnë as me Shqipërinë dhe as me shqiptarët etnike në Maqedoni. Në këtë kuptim, përtej veprimeve apsolutisht ksenofobe dhe raciste të disa ushtarëve grek, që ngjanin si garnizon i shpartalluar, dallohet qartë fryma, mendësia, qasja e politikës shtetërore dhe institucionale maqedonase, që u rrek ta fuste edhe shtetin shqiptar në qorrsokak. Të paktën mënyra sesi e kishte projektuar bisedën Ivanovi (teksti i publikuar në media) të përforcon bindjen se Maqedonia nuk vuan vetëm nga krizat e brendshme dhe kontekstet me fqinjët, por lëngon edhe për shkak të amatorizmit të theksuar politik, institucional dhe shtetëror. Presidenti i kontestuar maqedonas përmes kësaj bisedë telefonike nxori të pah deficitin e madh intelektual, naivitetin politik , sikundër edhe cinizmin sllavo-maqedonas kundrejt shqiptarëve. Pa dashur të përsëritem, dihet publikisht qëndrimi i Presidentit Topi, i cili me shumë zhdërvjelltësi nuk ra në grepin maqedonas, por tregoi pjekuri dhe maturi si përfaqësues i një shteti anëtar të NATO-s. Në përgjithësi Shqipëria ka tregues cilësorë në zbatimin e principeve demokratike dhe të konventave ndërkombëtare, kjo reflektohet me maturinë dhe pjekurinë e lidershipit politik dhe institucional, sakaq Maqedonia, përveç shquarjes se amatorizmit politik, karakterizohet edhe nga mungesa e reciprocitetit, korrektësisë dhe moralit në marrëdhënie me shqiptarët dhe Shqipërinë. Në këto kushte është ironik fakti se si Ivanov dhe mentorët e tij shfrytëzuan një moment të lajthitjes të qarqeve grekë, për të grishur Shqipërinë të fusë turinjtë në ‘sallatën’ maqedonase-greke. Sidoqoftë, e rëndësishme është se maqedonasit morën atë që e meritonin, natyrisht që nuk e dëshironin. Si përfundim, edhe dy fjalë për njollën e zezë të BE-së. Pa mëdyshje që performance greke në BE është tepër e shëmtuar. Rasti më i fundit, ai i ‘kakarisjes’ së ushtarëve grekë nuk është problem shqetësues thjeshtë për rajonin dhe shqiptarët, por për të gjithë botën e qytetëruar dhe organizmat ndërkombëtare. Greqia, dje glorifikuar si lidership në rajon, sot është shndërruar në një qyqare. Në thelb, pas marshit dhe vrerit të ushtarëve grekë, fshihej një shtet i sëmurë, gjynahqar e grindavec, që kërkon shpëtim. Pra, analizuar thellë-thellë, ‘kakarisja’ e ushtarëve greke ishte vajtim, pra demonstrim qyqar. E thënë më fjalë të tjera, kjo lajthitje kishte për qëllim largimin e vëmendjes nga kriza e thellë financiare, rrjedhimisht edhe nga dridhërimat e unitetit kombëtar. Megjithatë, Greqia vazhdon të dergjet edhe për faktin se nuk ka respektuar recetën e “mjekut” (BE). Si përfundim, klithmat e ushtarëve grekë e kanë marrë përgjigjen e shtetit shqiptar, ndërkaq maqedonasit edhe këtë radhë i bënë hesapet pa hanxhiun.