Legalizimet, 1537 familjet që marrin tapitë në Tiranë
Drejtoria rajonale e ALUIZNI-t në Tiranë ka përfunduar përgatitjen e dokumentacionit tekniko-ligjor për Tiranën. Gazeta boton sot emrat e 1537 përfituesve, që duhet të paraqiten nga e hëna, pranë zyrave postare përkatëse për të tërhequr formularin e pagesës. Pasuritë i përkasin njësive bashkiake numër 2,3,4,7,11. Ndërkohë që përfituesit mund të shlyejnë detyrimin sipas ligjit në fuqi. Ky i fundit lejon që për parcelat brenda vijave të verdha me sipërfaqe 1-300 m2 mund të shlyhet deri në 70% të vlerës me bono privatizimi kurse mbi këtë sipërfaqe përdorimi i bonos kufizohet deri në 50% të vlerës. Ndërsa për parcelat jashtë vijave të verdha pagesa deri në 70% me bono mund të bëhet për sipërfaqet 1-500 m2.
LISTEN E PLOTE, MUND TA LEXONI NE FORMATIN PDF