E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti i grushtit te hekurt

Autoriteti ne Tunizi perseri ka ndryshuar per te dyten here brenda me pak se 24 oreve pasi Gjykata Kushtetuese ka shpallur se Kryetari i Kuvendit duhet te jete President i perkohshem.

Kryeministri Mohamed Ghanouci qe fillimisht e kishte marre detyren e presidentit nuk ka bere komente lidhur me kete vendim.

Me heret gjate nje paraqitjeje ne televizion ai u ka bere thirrje shtetasve qe ti ndihmojne ushtaret per ti mbrojtur lagjet e tyre nga vjedhesit.

Ne kete kuader ai theksoi Ky padyshim eshte prioritet i larte. Vetem pas rivenies se rregullit dhe ligjit me bashkepunimin e te gjitha segmenteve te shoqerise ne do te jemi ne gjendje te fokusohemi ne rindertim ne vendosjen e riperteritjes politike shoqerore dhe ekonomike - tha Mohamed Ghanouci.

Qindra ushtare kane patrulluar neper rruget e kryeqytetit Tuniz ku stacioni kryesor hekurudhor ishte djegur dhe rrafshuar me toke ndersa dyqanet ishin vjedhur pas protestave masive qe e detyruan presidentin Zine el-Abidine Ben Ali te largohet nga ky vend.

Ky lider qe e ka udhehequr Tunizine me grusht te hekurt per 23 vjet dhe familja e tij kane gjetur strehim ne Arabine Saudite.

Kryeministri Mohamed Ghanouci ka premtuar te punoje per se afermi me partite opozitare dhe me organizatat joqeveritare per te ndertuar shtet demokratik qe i respekton te drejtat e njeriut parimisht dhe praktikisht.

Por ka dyshime se protestuesit do ta pranojne zotin Ghanouci i cili kishte sherbyer si kryeminister prej vitit 1999 per shkak te lidhjeve te tij te aferta me zotin Ben Ali.

Zine al-Abidine Ben Ali

Shume ne Tunizi e fajesojne 74-vjecarin Ben Ali dhe grupin e tij per korrupsion papunesi dhe represion politik qe e ka lodhur kete vend te vogel gjate periudhes me te madhe te sundimit te tij.

Ne protestat masive ishte kerkuar doreheqja e tij perkunder premtimeve se do te paraqiteshin liri te reja dhe se ai do te terhiqej ne vitin 2014 kur i skadon mandati presidencial - i gjashti me radhe.

Vala e protestave u shkaktua nga vetevrasja e nje personi 26-vjecar qe ishte i diplomuar por i papune. Ai e dogji veten ne mes te muajit dhjetor ne shenje proteste kunder konfiskimit te licences sipas se ciles ai kishte te drejte te shese peme e perime.

Protestat filluan ne provinca por kete jave arriten edhe ne kryeqytet dhe ne disa pushimore te njohura te Tunizise.

Disa grupe per te drejtat e njeriut thone se se paku 70 vete jane vrare gjate trazirave. Ky numer eshte tri here me i madh se numri zyrtar qe eshte paraqitur.

Lideret boterore kane kerkuar permbajtje pas largimit te zotit Ben Ali dhe kane bere thirrje qe te levizet kah zgjedhjet e lira dhe korrekte.

Presidenti amerikan Barak Obama e ka lavderuar guximin dhe dinjitetin e protestuesve dhe ka bere thirrje per zgjedhje te shpejta.

Presidenti francez Nikolas Sarkozi nuk ka lejuar qe presidenti i permbysur Ben Ali te arrije ne France per strehim. Tunizia dikur ishte koloni e Frances.

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se qeveria e saj do ti vezhgoje per se afermi zhvillimet ne Tunizi. Situata ne Tunizi eshte shume serioze dhe eshte e qarte se gjendja ne kete vend ka ndikuar qe njerezit te jene shume te shqetesuar. Ne do ta monitorojme situaten nga afer dhe do te kujdesemi per gjermanet qe ende jane ne Tunizi - tha Angela Merkel. Shume turiste nga Gjermania Britania dhe Belgjika jane kthyer nga Tunizia.

Ja se cka deklaroi nje turiste britanike Une isha e frikesuar shume e frikesuar. Jam e lumtur qe jam ne shtepi dhe e sigurt. Hapesira ajrore e Tunizise qe ishte mbyllur raportohet se eshte hapur. Jane hapur edhe te gjitha aeroportet ne kete vend. f.b.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›