Tenderat, përgjimet që "fundosën" zyrtarët e Ministrisë së Punës
Gjykata e Tiranës ka dënuar me 20 muaj burg Spartak Gjinin, ish-sekretarin e Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, i akuzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv, pas marrjes së ryshfetit për një tender. Ndërsa Llambi Tarkën, zyrtar i prokurimeve, gjykata e dënoi me 2.5 vjet burg dhe Fiqiri Palin, pronar i firmës "Siret", me 1 vit heqje lirie. Tre të dënuarit do t‘i paguajnë shtetit një shumë prej 4.3 milionë lekësh. Dy seanca më parë prokuroria kërkoi dënimin e zyrtarëve me dhjetë vjet burg dhe 5,1 milionë lekë gjobë, ndërsa gjykata reduktoi masën e dënimit.
Gjatë leximit të vendimit përfundimtar, mësohet se hetimi për sekretarin e Përgjithshëm Gjini dhe vartësin e tij, Tarka, ka nisur pas kallëzimit të përfaqësuesit të kompanisë "Derveni", e cila skualifikohej për herë të dytë nga tenderat e zhvilluar në Ministrinë e Punës. Pasi është skualifikuar për tenderin e rikonstruktimit të godinës së qendrës së formimit profesional në Durrës, me vlerë 34 milionë lekë, kallëzuesi nuk ka hequr dorë. Ka bërë gati ofertën e tij për tenderin e dytë, atë të rikonstruksionit të godinës së Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, por ka marrë vesh se edhe "ky tender ishte mbyllur". Nga shqyrtimi gjyqësor sqarohet se ai nuk ka pranuar të heqë dorë nga konkurrimi, ndërkohë që i janë vënë kundër që nga përfaqësuesi i firmës së paracaktuar, "Siret", e deri te sekretari i Përgjithshëm, Gjini, i cili ishte edhe kryetari i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.
Dëshmia në gjykatë është plotësuar nga prokuroria me përgjimet telefonike të dy zyrtarëve të Ministrisë së Punës, Spartak Gjini dhe Llambi Tarka, si dhe të pronarit të firmës "Siret", Fiqiri Pali. Përgjimet ambientale dhe telefonike kanë bindur Gjykatën e Tiranës për abuzimet me tenderat në Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Kallëzimi i të skualifikuarit për herë të dytë nga tenderat, Apostol Prifti, ka shërbyer vetëm si nxitje, ndërkohë që denoncimi është plotësuar me përgjime ambientale dhe telefonike. Gjykata u bind pjesërisht se pas transkriptimeve të bisedave telefonike dhe hetimeve të kryera është arritur në konkluzionin se i pandehuri Spartak Gjini, së bashku me Llambi Tarkën, kanë kryer veprën penale të "korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike", duke përvetësuar 10% të vlerës së ndërtimit nga i pandehuri Fiqiri Pali, i cili u shpall më pas fitues i tenderit.
Po sipas gjykatës, edhe në tenderin e 14 shtatorit 2007 për një objekt në Linzë, Fiqiri Pali, administrator i firmës "Siret Euroalbania", akuzohet se u ka bërë të ditur konkurruesve që të linin garën se fituesi ishte pikërisht ai. Pas tërheqjes së tre prej firmave, në garë mbetën "Siret Euroalbania" dhe "Derveni". Dy zyrtarët, Gjini e Tarka, akuzohen se kanë ndërhyrë te firma "Derveni" që të mos merrte pjesë në tender, pasi duhet të fitonte firma "Siret Euroalbania". Tre të pandehurit ranë në pranga në shtator të vitit të kaluar pas denoncimit të një prej administratorëve të firmave humbëse të tre tenderave të fundit të zhvilluar, ndërsa morën dënimin përfundimtar vetëm dje.
Përgjimet, prova kryesore e organit të prokurorisë
Bisedat e bëra mes tre të arrestuarve, përpjekjet e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Punës për të bindur përfaqësuesin e firmës së skualifikuar të mos kallëzojë, si dhe dëshmi të tjera që tregojnë se sa lehtë abuzojnë zyrtarët me tenderat publikë.
Pazaret e tenderit 39 milionë lekë.
Llambi Tarka-Kallëzuesit
"Ajo punë është e mbyllur...".
Fiqiri Pali-Kallëzuesit
"...unë kam dhënë ‘kafen‘ për këtë tender dhe ju mos më prishni punë". Në fund ai i ka thënë edhe kallëzuesit të mos futej në tender, sepse i kishte dhënë ‘kafen‘ Takut (Spartak Gjinit) dhe e kishte mbyllur këtë muhabet me të".
Spartak Gjini-Kallëzuesit
"...është tullë o vëlla, ato t‘i jep ai. I them unë na këto pesë milionë e jepi tre milionë..., po të jetë të paktën dy milionë... E këtë e ke të ndame prej meje këtë, ma sill atë preventivin nema (preventivi i ndryshuar)... Atë dyshen e ke të rregulluar...".
Llambi Tarka-Kallëzuesit
"...problemi është kështu, të thashë unë që të na kthesh ca manuale për ndonjë verifikim, bëjë atë punë dhe ligjërisht nëse... je tamam siç është dakord, po e ke vënë gabim e dorëzoj unë faturën, bëre gabim ku e ke po atë vlerë për shembull edhe në korrigjim del vlera më e lartë... kjo punë kështu është, shikoje nesër një çikë, po ashtu dhe nxirre në kuotë fare ose nxirre gabim mbi vlerën 12 edhe kaq... Po mo, në rregull, më skualifikuan thuaj këtyre, në qoftë se do të thonë, thuaj më skualifikuan...".
Spartak Gjini-Tosit
"...ik e thuaju atyre se unë kaq kam, se do e prish pastaj do bëjnë ankesa, nuk kemi nerva pastaj. Kush bën ankesa, prishet ajo punë. Thuaja unë kam një milion, ja ku jeni 30 veta, ja ku po jua ndaj, unë më shumë se kaq nuk kam. Po deshët mos më shkatërroni, unë ndërtoj jetën time me këtë punë...".
Spartak Gjini
Mosha: 52 vjeç
Detyra: Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Punës
Akuza: Shpërdorim detyre e korrupsion pasiv
Pretenca: 5 vjet burg dhe 2,1 milionë lekë gjobë
Dënimi: 2.5 vjet heqje lirie dhe 1,3 milionë lekë gjobë
Llambi Tarka
Mosha: 51 vjeç
Detyra: Zyrtar i prokurimeve

Pretenca: 4 vjet burg dhe 2,1 milionë lekë gjobë
Dënimi: 2.5 vjet burg dhe 1,3 milionë lekë gjobë
Fiqiri Pali
Mosha: 39 vjeç
Detyra: Pronar i firmës së ndërtimit "Siret"
Akuza: Korrupsion aktiv e pasiv
Pretenca: 1 vit burg dhe 0,9 milion lekë gjobë
Dënimi: 1 vit burg dhe 0,9 milion lekë gjobë