Tenderë dhe korrupsion, 7 miliardë lekë të vjedhura
Administrata publike i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej më shumë se 7 miliardë lekë gjatë tre viteve të shkuara. Kjo është shuma e dëmit të kapur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë kontrolleve të ushtruara nga janari deri në dhjetor të vitit të shkuar nëpër ministri, dogana, tatime, etj. Raporti sapo është dërguar në Kuvend dhe pritet ti shpërndahet deputetëve të Komisionit të Ekonomisë, i cili do të presë më pas Kryetarin e KLSH-së, Bujar Leskaj për të raportuar.
Kjo shumë i përket vetëm institucioneve të kontrolluara, pasi KLSH e ka të pamundur kontrollin e të gjitha institucioneve, drejtorive apo organeve të tjera në varësi të tyre brenda një viti, çka rrjedhimisht rrit mundësinë për një dëm më të madh. Në përfundim të kontrolleve të ushtruar gjatë vitit 2011, kontrollorët kanë zbuluar parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm efektiv të përgjithshëm në shumën totale prej 7,027,566 mijë lekë. Nga kjo vlerë dëmi, kemi rekomanduar shpërblimin e tij në masën 100 për qind, – thekson KLSH në raportin e saj. Kontrollet janë ushtruar në institucione dhe sektorë të ndryshëm, siç janë ai i shitjes dhe dhënies me qira të pronës shtetërore, prokurimet publike, pagat, shpërblimet, etj.
KLSH ndërkohë i kushton një vëmendje të veçantë në raport ndaj praktikave korruptive në tenderët publik por edhe në privatizimin e pasurive publike. KLSH ka evidentuar si fusha me rrezikshmëri më të lartë në shfaqjen e krimit dhe korrupsionit, investimet publike, përfshirë prokurimet dhe zbatimin e projekteve me fonde publike, koncesionet dhe administrimin e investimeve me financime të huaja; mbledhjen e të ardhurave tatimore dhe doganore, etj, – shpjegohet në raport. Për sa i përket prokurimeve, KLSH raporton se ka kapur një dëm total prej rreth 280 milionë lekë. Problemet kryesore tek prokurimet publike kanë të bëjnë me përgatitjen e dokumentacionit si edhe përcaktimin e vlerës së kontratës. Por nuk mbeten pas edhe institucionet shtetërore në shpenzimet e tyre operative apo për investime duke shkaktuar milionë lekë dëme në buxhetin e shtetit. Kështu përshembull, Kontrolli i Lartë i Shtetit deklaron se ka kapur një dëm prej 23.2 milionë lekë në Ministrinë e Kulturës. Administrata e Kuvendit ndërkohë ka shkaktuar një dëm prej 3.8 milionë lekësh, tek Kryeministria janë kapur 618 mijë lekë, kurse tek Ministria e Mbrojtjes, 1.2 milionë lekë. Institucione të tjera që i kanë shkaktuar dëme buxhetit të shtetit janë, QSUT-ja me 13.1 milionë lekë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve me 3.6 milionë lekë, Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës-Kanalizimeve me 6.1 milionë lekë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit 7.5 milionë lekë, etj.
Institucionet Dëmi
Albpetrol 3.9 mld lekë
OST 1.9 mld lekë
MTKRS 23.2 mln lekë
QSUT 14.1
Bashkia F.Kruj렠 21.7
Bashkia Kavaj렠 9.7
Bashkia Sarand렠 7.6
Bashkia Fier 10.5
Bashkia Shkodër 11.6
Punonjësit e shtetit, 3 mln dollarë shpërblime të jashtëligjshme
Në morinë e shkeljeve të kapura nga Kontrolli i Lartë i Shtetit bien në sy ato që kanë të bëjnë me investimet publike, trajtimin e mbetjeve spitalore, por edhe shpërblimet e padrejta ndaj punonjësve të administratës. Në lidhje me këtë të fundit, KLSH ka ndarë një aneks të veçantë duke deklaruar se shuma e shpërblimeve të jashtëligjshme që morën punonjësit e administratës kap shifrën e 295 milionë lekëve ose rreth 3 milionë dollarë. Madje, dëmi i shkaktuar nga dhënia e shpërblimeve pa kriter për punonjësit është më i madh se ai i kapur tek prokurimet publike.
Të ardhurat
Kontrolli në sektorët që mbledhin të ardhurat në buxhetin e shtetit përfundoi në fund të dhjetorit të vitit të shkuar. Departamenti i Kontrollit të të Ardhurave në Arkën e Shtetit ushtroi kontrolle në pjesën më të madhe të degëve të doganave në Shqipëri, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve si edhe në disa Drejtori Tatimore Rajonale. Pas këtyre kontrolleve, KLSH deklaron në raportin e tij të dërguar tashmë në Kuvend se ka kapur një dëm total prej 1.8 milionë dollarë. Ky është dëmi i kapur vetëm nga ky departament nga kontrollet e ushtruara gjatë vitit të shkuar. Pjesë dërrmuese e dëmit është kapur në degët e doganave ku në krye për mosrealizimin e të ardhurave është dega e Doganës në Durrës. Dëmi i kapur në këtë degë Doganore përbën më shumë se 75 për qind të totalit të dëmit të shkaktuar në të gjitha doganat e tjera të vendit, rreth 143 milionë lekë ose 1.4 milionë dollarë. Shkeljet e hasura kanë të bëjnë kryesisht me mosmbledhje të detyrimeve ndaj subjekteve të ndryshme ku një pjesë të saj e përbën mosmbledhja e detyrimeve nga zhdoganimi i makinave apo artikujve të ndryshëm. Dogana e Durrësit është një ndër pikat më të mëdha hyrëse dhe dalëse në Shqipëri, me qarkullimin më të lartë të mallrave. Në vend të dytë për nga shuma e shkeljeve të kapura, renditet Dogana e Qafë Thanës me një vlerë 11.1 milionë lekë, më pas vjen Dega e Doganës së Kakavijës me një vlerë shkeljesh 9.1 milionë lekë, Qafë Thana me shkelje 7.9 milionë lekë, Dogana e Vlorës me 6 milionë lekë, etj.
KLSH ndërkohë ka kapur një dëm prej 352 milionë lekë në sektorin e shitjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore. Ky ka qenë një ndër sektorët më problematikë dhe institucioni përgjegjës ka qenë Ministria e Mjedisit, e cila nuk ka mundur të mbledhë qiranë nga dhënia e kullotave, pyjeve apo pasurive ujore në përdorim tek të tretët. Dëmi në këtë sektor ka qenë edhe më i madh gjatë viteve të shkuara.
Si shkelet ligji me shpërblimin e punonjësve
Problemin më shpërblimet KLSH e sheh edhe në funksionimin e ndërmarrjeve shtetërore që drejtohen nga bordet. Të tilla janë INSIG, OST apo Albpetrol. Qeveria miratoi një vendim të posaçëm për rregullimin e shpërblimeve ndaj punonjësve të këtyre ndërmarrjeve. Vendimi ndalonte çdo lloj shpërblimi për punonjësit e kompanive nëse ato e mbyllnin vitin me humbje, por duket se kjo nuk ka mjaftuar. Ndërmarrjet kanë vijuar të shpërblejnë punonjësit e tyre edhe pse në kundërshtim me ligjin me një, dy apo tre paga.
Në lidhje me këto ndërmarrje, KLSH raporton se ka hasur në shkelje të procedurave me pasojë shkaktimin e dëmit ekonomike në drejtim të kryerjes së pagesave të paargumentuara, sponsorizimet e pambështetura në ligj, dhënia e paradhënieve pa kriter, mosshlyerja në afat e detyrimeve të ndryshme duke i sjellë penalitete ndërmarrjes, dhënia e shpërblimeve në fund të vitit edhe kur kompania ka qenë me bilanc negativ, etj. Madje, Kontrolli i Lartë i Shtetit përmend në raportin edhe tij edhe shpenzimet pa kriter të ndërmarrjeve shtetërore për celular.
Institucionet Dëmi
Dogana e Durrësit 143 mln lekë
Dogana e Qafë Thanës 11.1
Dogana e Kapshticës 1.3
Dogana Elbasan 2
Dogana e Kakavijës 9
Dogana e Vlorës 6
D
