E Shtunë, 31 Tetor 2026

Frattini pro përshpejtimit të regjimit të vizave për Ballkanin Perëndimor

Plani tetëpikësh, për përshpejtimin e integrimit euro-atlantik të vendeve të Ballkanit Perëndimor, i paraqitur nga ministri i punëve të jashtme të Italisë, Franco Frattini, në samitin e jashtëm BE- USA, në Pragë ka pasur si qëllim të tij regjimin e lirë të vizave. Italia uron që raporti nga Komisioni Europian të jetë gati në fund të majit dhe të hyjë në fuqi sa më shpejtë të jetë e mundur. Gjithashtu bëhet e ditur ç që nëpër këtë proces do të kalojë edhe Maqedonia pas Shqipërisë dhe Serbisë. Italia shpreson që Kroacia të hyjë në BE në 2010. Ky plan 8- pikësh është paraqitur nga ministri i jashtëm i Italisë Franco Fratini, në samitin e ministrave të jashtëm BE-USA, në Pragë më datën 5 prill 2009. Italia përgëzon rrugën e bërë deri tani për këtë qëllim dhe kërkon të rihapen procedurat për hyrjen e Serbisë në këtë bashkim përpara fundit të qershorit , ndërkohë që i kërkon Beogradit të bashkëpunojë me ICTY dhe pastaj Brammertz do të bëjë një vizitë të shpejtë në Beograd. Ndër të tjera në komunikatën për shtyp të ambasadës italiane, mësohet se Italia kërkon të zhbllokohet rruga pa krye mbi emrin e Maqedonisë e të nisin negociatat për BE-në dhe të lejohet hyrja e saj në NATO. Italia mbështet njëkohësisht Kosovën. Gjithmonë bashkë, jashtë edhe brenda duhet të jetë motoja kryesore e civilëve dhe forcave militare atje. Italia deklaroi që në samitin e Ballkanit Perëndimor në BE, në gjysmën e parë të 2010, uron të marrin pjesë edhe SHBA-të. Ndërsa nga ana e tij, drejtori i përgjithshëm për zgjerimin në KE, Michael Leigh, ka deklaruar se liberalizimi i vizave në vendin tonë varet nga ecuria e reformave si dhe konfirmoi mbështetjen e BE- së për integrimin e Shqipërisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›