E Diel, 1 Nëntor 2026

Tenderët e Ministrisë së Shëndetësisë formalë, paratë e shqiptarëve menaxhohen nga tre firma

Abuzimet Ministrisë së Shëndetësisë me tenderët, të cilat janë zbuluar nga organizata Korrupsion Albania, vijojnë sot me të tjera detaje që zhysin në llum, praktikat e ndjekura nga MSH në procedurat tenderuese. Pas nxjerrjes në dritë të fakteve se në vitin 2008 Ministria e Shëndetësisë ka nisur hapur abuzimet me prokurimet publike, duke përdorur procedurat për prokurim të kufizuar në vend të procedurave për prokurim të hapur, sot do të vijojnë me të gjitha shkeljet e kryera nga MSH, gjatë tenderimeve me procedurë të kufizuar. 
Tenderimet në Ministrinë e Shëndetësisë gjatë vitit 2008
Një ndër nismat më të mëdha të qeverisë Berisha ishte pa dyshim prokurimi on-line. Prokurimi on-line nëpërmjet Procedurës  E Hapur garanton 100%  fshehtësinë në favor të pjesëmarrësve, pasi tërheqja e dokumenteve dhe dorëzimi i ofertave është plotësisht i fshehtë dhe askush nga Autoriteti Blerës nuk ka mundësi të dijë pjesëmarrësit konkurrentë në tender deri në ditën e hapjes së tij. Por Ministria e Shëndetësisë menjëherë me ardhjen e drejtuesve të rinj, për të abuzuar me prokurimet publike, vë në përdorim një mënyrë tjetër prokurimi, atë të Procedurës së Kufizuar. Sipas nenit 31 të ligjit Për Prokurimet Publike kjo procedurë përdoret kur;
1. Malli është shumë i veçante ose i ndërlikuar
 2. Kur është ekonomikisht më e leverdishme për ministrinë kjo procedurë, sesa procedura e hapur.
Licenca të sajuara që përdoren si kritere kualifikuese
Në rastet kur ndonjë firmë tjetër tenton të prishë skemën e krijuar nga MSH,  skualifikohet me pa të drejtë për mospasje licence të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë. Në të gjithë tenderimet kërkohet si kriter kualifikimi pajisja me Licencë e lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë për eksport-import materiale për përdorim mjekësor. Ky kriter kualifikimi i vendosur në dokumentet e tenderit bie ndesh me VKM  No. 910, datë 18.06.2008 , Flet. Zyrt. Nr 115, vendim i cili i ka hequr këto licenca nga përdorimi.
Pazare me firmat pjesëmarrëse
Si mund të justifikojë Ministria e Shëndetësisë që çmimet e kontraktuara janë më të larta se të viteve më parë? Si mund të justifikojë ministria që vlera e kontratave është në të shumtën e rasteve më e madhe se 99% e fondit limit? Ku e sheh ministria në këto shifra leverdishmërinë ekonomike që justifikon zgjedhjen e kësaj procedure prokurimi? A nuk bie ndesh kjo sjellje e ministrisë me politikën e Qeverisë për të luftuar monopolet? Si mund të justifikojë Ministria bashkëpunimin e firmave ofruese, Montal e Biometric që firma fituese (Biometric) ofron 99.94 ndërsa firma e dytë (Montal) ofron 99.99% të fondit limit? Sa shpesh ndodh në prokurimet publike që një firmë të fitojë tenderin me 99.94% të fondit limit? A ka logjikë biznesi për një firmë të marrë pjesë në tender dhe të pretendojë të fitojë tenderin me një ofertë të barabartë me 99.99% të fondit limit?!!! Kjo mund të ndodhë vetëm tek Ministria e Shëndetësisë!
Kush ka përgatitur, vlerësuar, e shpallur fituesit e tenderëve?
Kush janë njerëzit e ministrisë që përcaktojnë llojin e prokurimeve e bëjnë vlerësimet e këtyre tenderëve? Kush janë këta njerëz që nuk i bëjnë përshtypje çmimet e ofruara të barabarta me 99, 99% të fondit limit? Në faqen e ëebsite-it të ministrisë tregohen postet drejtuese të këtyre vlerësuesve që menaxhojnë me kaq kujdes paratë e tatimpaguesve shqiptarë; Proces verbal i hapjes të ofertave në procedurën me mjete elektronike me objekt: furnizimin e spitaleve me materiale konsumi mjekësor (age, shiringa, bende, sisteme infuzioni etj.) me fond limit 97 933 300 lekë pa TVSH. KVO është përcaktuar nga titullari i Ministrisë së Shëndetësisë me Urdhrin Nr. 319/1 datë 25/07/2008 dhe Nr 409 date 25/08/2008 dhe përbëhet nga: Edi Vesho, Kryetar, Drejtor i Drejtorisë së Prokurimeve; Petro Mersini, anëtar, këshilltar i ministres; Maksim Bozo, anëtar; Ylli Ziçishti, anëtar; Fjodor Kallajxhi, anëtar, Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Spitalor. Ky është komisioni që shpall fitues ofertën prej 99.94% dhe të dytë ofertën  99.99% të fondit limit
Tenderime me procedurë të kufizuar edhe për vitin 2009!!!
E meqë prokurimet e kufizuara të vitit 2008 u vërtetuan si ekonomikisht të leverdishme (veçanërisht për xhepat e disave), ministria ka vendosur që edhe këtë vit, të vazhdojë këtë lloj prokurimi me shpresë se kështu do të përsërisë edhe për vitin 2009 rekordin e prokurimeve të kufizuara në listën e tenderëve të organizuar nga administrata publike.

******************************************************************************
Ministria e Shëndetësisë: Ja pse përdorëm procedura të kufizuara në 6 tenderë  

Lidhur me pseudofaktet që përmenden në shkrimin e gazetës Sot datë 13 maj 2009, sqarojmë si më poshtë: Gjatë vitit 2008, në Ministrinë e Shëndetësisë janë zhvilluar gjithsej 25 procedura prokurimi, nga të cilat, vetëm 6 procedura prokurimi, janë zhvilluar si procedura të kufizuara. Procedura të Kufizuara, janë zhvilluar vetëm për një pjesë të materialeve të konsumit për përdorim mjekësor, për të cilat është menduar dhe argumentuar se nëpërmjet përdorimit të kësaj procedure, sigurohen mallra të një standardi bashkëkohor duke rritur cilësinë e shërbimit, i cili ka qenë një nga prioritetet në politikat e Ministrisë së Shëndetësisë. Në konceptin e ligjit të ri të prokurimeve (pra zbatimi i nenit 31 të LPP), procedura e kufizuar nuk kufizon pjesëmarrjen e kandidatëve. Përkundrazi, sikurse edhe në procedurën e hapur, me shpalljen e procedurës në buletinin e prokurimeve dhe në faqen e internetit të Agjencisë së Prokurimit Publik, çdo kandidat i interesuar mund të marrë pjesë në këtë procedurë dhe fshehtësia e pjesëmarrjes së çdo kandidati, garantohet nga sistemi elektronik i prokurimit sikurse dhe për procedurën e hapur. Gjatë fazës së parë, kandidatët, nëpërmjet dokumentacionit të paraqitur tregojnë nëse plotësojnë dokumentacionin administrativ, si dhe kapacitetet financiare e teknike të kërkuara në dokumentet e tenderit, për të mundësuar dorëzimin e ofertës sipas kushteve të përcaktuara në dokumentet e tenderit. I gjithë dokumentacioni i kërkuar në fazën e parë për të gjitha procedurat e kufizuara të zhvilluara nga MSH, ka qenë në përputhje të plotë me rregullat e prokurimit publik. Përdorimi i procedurave të kufizuara, nuk ka ndikuar aspak në uljen e konkurrencës së ndershme, ruajtjen e monopoleve ose çmimeve të larta, përkundrazi, ka ndikuar rritjen e cilësisë dhe të standardeve të materialeve që përdorin institucionet spitalore. Nëse krahasojmë çmimet e kontraktuara gjatë 3-4 viteve të fundit, rezulton se për materialet e prokuruara gjatë vitit 2008 nëpërmjet procedurave të kufizuara, çmimet e blerjes janë në të njëjtin nivel sikurse në vitet e mëparshme. Luhatja e këtyre çmimeve është në të njëjtin nivel me luhatjen e vërejtur nga kontraktimi i artikujve të tjerë mjekësorë nëpërmjet procedurave të hapura. Çmimet e shpallur fitues për vitin 2008, janë pranë fondit limit të përcaktuar për vetë faktin se ky fond limit ka qenë i përllogaritur në bazë të çmimeve fituese në kontratat e mëparshme, sikurse e përcakton dhe legjislacioni i Prokurimeve. Ministria e Shëndetësisë, në kuadrin e përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të BE-së si dhe të MSA është përpjekur që të aplikojë standardet e vendosura nga organizmat komunitare me qëllim garantimin e eficensës dhe efikasitetit në blerjen e mallrave dhe shërbimeve aq të rëndësishme për funksionimin e sistemit tonë shëndetësor sipas standardeve të kërkuara. Kërkesat për plotësimin e standardeve ISO për prodhuesit e materialeve me përdorim mjekësor si dhe i markës CE për produktet, përbën një domosdoshmëri për garantimin e cilësisë së mallrave që janë prokuruar në procedurat e zhvilluara nga Ministria e Shëndetësisë. Vendosja e këtyre kritereve për plotësimin nga operatorët ekonomikë, ka qenë një barrierë për të frenuar dhe demaskuar disa shoqëri gjysmë fantazmë të cilat janë munduar dhe mundohen të paraqiten duke ofruar produkte të një cilësie tepër të dobët duke falsifikuar certifikatat ISO ose CE apo dokumente të tjera për të cilat, me të drejtë Agjencia

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›