Porto, kampione 5 javë para mbylljes
Kampionati portugez fitohet edhe një herë nga Porto. Triumfi 6-0 me Estrela Amadoran i dha skuadrës së Hezualdo Ferreiras titullin e tretë radhazi dhe të 23-tin në histori. Titulli u fitua pesë javë përpara mbylljes së kampionatit, në një sezon të mbushur me rekorde: Vitoria Guimaraesh e vendit të dytë është +18 pikë, sulmi më i mirë (49 gola) e mbrojtja më e mirë (9 gola të pësuar).