KLSH: Masa ndaj ministrive që pengojnë investimet
Duke parë rezultatet jo pozitive në zbatimin e buxhetit të shtetit për vitin 2006 dhe një pjesë të 2007-ës, Kontrolli i Lartë i shtetit (KLSH) rekomandon vendosjen e sanksioneve ndaj ministrive dhe institucioneve qendrore që nuk realizojnë investimet sipas planit të parashikuar. Për këtë qëllim, KLSH-ja i ka dërguar letër Ministrisë së Financave, duke i shprehur shqetësimin për ecurinë e shpenzimeve të konstatuara gjatë dy viteve të fundit dhe marrjen e menjëhershme të masave, në mënyrë që mbingarkesa me shpenzimet në fund të vitit buxhetor të jetë më e reduktuar. "I kemi propozuar Ministrisë së Financave që të kërkojë vendosjen e sanksioneve për ministritë dhe institucionet qendrore, të cilët në mënyrë të konsiderueshme nuk realizojnë fondet buxhetore sipas planifikimit mujor të detajuar dhe të miratuar", shprehet zyrtarisht KLSH-ja. Lidhur me problemin në fjalë, ministria ka reaguar se po merren masa në ndryshimin e ligjit organik të buxhetit të shtetit, duke përfshirë brenda tij sanksione të forta ndaj titullarëve që nuk zbatojnë buxhetin sipas planit.
Ministria e Financave
Në përgjigjen e dhënë ndaj KLSH-së, Ministria e Financave shprehet se "sanksionet vendosen vetëm me ligj dhe ligji aktual nuk ka sanksione të tilla. Në ligjin e ri organik të buxhetit, kemi parashikuar disa penalitete për mosrealizime të fondeve buxhetore apo mosrealizime në kohën e parashikuar. Ndërkohë, si ministri kemi përdorur mekanizma administrative për të përmirësuar procesin e zbatimit të buxhetit". Ministria përpiqet të bindë KLSH-në, se rekomandimet e kësaj të fundit po merren në konsideratë. Në vijim të përgjigjes, drejtuar KLSH-së, dikasteri i drejtuar nga Ridvan Bode shprehet se "i kemi tërhequr vëmendjen ministrive me shkresa zyrtare, si dhe kemi informuar Kryeministrin mbi realizimin e shpenzimeve, veçanërisht për investimet". Më tej, në të thuhet se i kemi propozuar dy ndryshime në ligjin e buxhetit të shtetit të vitit 2007, ashtu sikurse edhe në vitin 2006. Duke u nisur nga gjithë këto ndryshime, institucioni i KLSH-së deklaron në raportin e saj të fundit, se propozimi për vendosjen e sanksioneve ndaj zyrtarëve të papërgjegjshëm në zbatimin e buxhetit, është duke u marrë në konsideratë nga Ministria e Financave.
Sanksionet
Në fakt, qeveria ka miratuar pak kohë më parë ligjin organik të buxhetit të shtetit, të ndryshuar, duke i kushtuar rëndësi disiplinimit për zbatimin e tij. E ndarë në 8 pika të veçanta, neni 72 i ligjit përcakton qartë rastet kur eprori vendos sanksione me gjobë deri në 7 paga ndaj nëpunësit, i cili shpenzon fonde publike për qëllime të pamiratuara, kur merr angazhime pa pasur në dispozicion fondet, ose kur nëpunësi i thesarit lejon tejkalimin e fondeve të shpërndara buxhetore në kundërshtim me ligjin.
Grantet konkurruese
Një tjetër element që ndikon në mosrealizimin e investimeve publike janë grantet konkurruese, fonde të cilat shkojnë për njësitë vendore, përmes aplikimit me projekte në rrugë, shkolla dhe ujësjellës-kanalizime. Kjo skemë është aplikuar për vitet 2006-2007 dhe KLSH-ja kërkon ndryshimin e saj për vitin 2008, duke i kaluar "grantet konkurruese" në transfertën e pakushtëzuar, që pushteti qendror transferon në favor të pushtetit vendor. Por kjo kërkesë nuk është marrë parasysh nga Ministria e Financave, me motivacionin se, një pjesë e mirë e projekteve kanë nisur me këtë skemë, e për rrjedhojë duhet të përfundojnë brenda kësaj procedure. Skema aktuale e "granteve konkurruese" detyron bashkitë dhe komunat të hartojnë projekte, të cilat duhet të vlerësohen nga një komision i përbërë prej Ministrisë së Financave dhe ajo e Brendshme. Por, për të dhënë aprovimin apo jo të fondit, në plot raste anëtarët e komisionit nuk e kanë gjetur konsensusin, duke sjellë vonesa në kryerjen e investimeve.