E Shtunë, 31 Tetor 2026

Femrat më të suksesshme të biznesit

Një prej tyre është Ursula Burns. Ajo është jo
vetëm trashëgimtarja e ligjshme dhe krahu i
djathtë i drejtoreshës së "Xerox"-it, Anne Mulcahy,
por dhe forca pas linjës së përmirësuar të
produkteve të kompanisë "Xerox". Një shembull i fryteve
të investimeve të Burns: agregati i ri i impiantit të emulsioneve
të "Xerox" që u hap në New York, është i vetmi i këtij
lloji në SHBA. Nuk është çudi që të ardhurat e "Xerox"-it u
rritën me 20 për qind vitin e kaluar. Apo Christine Poon e
"Johnson and Johnson". Që kur ajo u punësua në një prej
kompanive të njohura në botë, "Johnson and Johnson" në
vitin 2000, Poon ka ecur gjithnjë me rritje përgjegjësish.
Përveçse drejton sektorin farmaceutik ajo parashikon edhe
sigurimet, menaxhimin e informacionit dhe të gjithë operacionin
në kompaninë që kushton 57.1 miliardë dollarë.
Një tjetër biznesmene e suksesshme është dhe drejtoresha
e "Walt Disney". Në vitin 2006 të ardhurat e kompanisë
mediatike u rritën me 12.5 për qind, duke arritur në 11.6
miliardë dollarë. Sweeney shtoi gjithashtu dhe filmin
muzikor "High School Musical" në serinë e shfaqjeve që u
bënë hit bashkë me "Grey‘s Anatomy", "Dancing with the
stars" etj. Fenomeni i "Disney Channel" filloi të shfaqet
në internet edhe në të gjitha metodat elektronike, duke
dëshmuar se ajo e ka rrokur argëtimin në shumë fusha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›