Sfida e grave të "tepërta"
Një mëngjes vjeshte të vitit
1917, drejtoresha e shkollës
së vajzave "Bournemouth
High" në Angli, mblodhi të
gjitha nxënëset e vitit të fundit, gati të
gjitha në zi për vdekjen e të fejuarve
në frontin perëndimor, për t‘i dhënë
një tjetër lajm të rëndë: "Vetëm një
nga dhjetë prej jush mund të gjejë një
bashkëshort. Nuk është një bindje e
imja, por një fakt konkret. Gati të gjithë
burrat që mund të ishin martuar me ju,
tashmë kanë vdekur. Jeni të detyruara
t‘ia dilni mbanë të vetme: lufta ju ka
dhënë më shumë mundësi në krahasim
me ato që kishit më parë. Por duhet të
përballeni me paragjykimin, duhet të
luftoni me jetën që ju pret". Shtatëmbëdhjetëvjeçarja
Rozamund Eseks nuk
e harroi për të gjithë jetën atë çast dhe
fatkeqësisht i qëlloi të ishte njëra nga
ato nëntë vajzat në dhjetë që mbetën
pa u martuar, sepse burrat nuk mjaftonin
për të gjitha. Në kujtimet e saj, të
shkruara gjashtëdhjetë vjet më vonë,
kujton: "Ishim të detyruara të pranonim
faktin se jeta jonë do të ishte shumë
e vështirë. Kurrë nuk do ta kishim atë
gëzim familjar me të cilin ishim rritur
kur ishim fëmijë. Nuk do të kishim as
bashkëshort dhe as fëmijë, as seks dhe
as atë lidhjen e natyrshme ndërmjet
burrit dhe gruas. Pa dyshim, na priste
një betejë e vërtetë".
Lufta e Parë Botërore, brenda pesë
vitesh, nga vera e vitit 1914 deri në nëntor
të vitit 1918, shfarosi një gjeneratë të
tërë baballarësh ose djemsh të rinj, të
cilët nëse do të kishin jetuar, do të ishin
bërë të tillë. Gjatë luftës humbën jetën 2
milionë gjermanë, 1700 rusë, 1358 francezë,
1100 austro-hungarezë, 761213
anglezë, 480 mijë italianë, 251900 suditë
të perandorisë britanike, 114095
amerikanë. Por historia nuk ka cilësuar
mirë një nga pasojat dramatike të kësaj
kasaphane: miliona gra u gjendën të
vetme, vejusha ose me asnjë mundësi
për të krijuar një familje në të ardhmen.
Ato kishin lindur midis viteve 1885 dhe
1905, si djemtë e rinj që humbën jetën
në frontet e luftës. I priste një jetë e zymtë,
e veçuar dhe totalisht e vetmuar.
Në një statistikë të vitit 1921, në
Britaninë e Madhe dhe në Galles, kishte
18082220 meshkuj dhe 19803022 femra.
Kishte 1720802 femra më shumë. Dhe
menjëherë u quajtën zyrtarisht gratë
e "tepërta", pra të panevojshme për të
mos thënë që dëmtonin ekuilibrin e
familjes, të shoqërisë dhe kombit. Pa një
bashkëshort, kush do të kujdesej për to,
t‘i mbronte dhe t‘i siguronte jetën? Por si
do të bënin këto gra pa provuar ndjesinë
e të qenurit nënë, do të çmendeshin? Do
të vazhdonin të mbanin punën që bënë
gjatë viteve të luftës, duke zëvendësuar
burrat dhe madje më pas do merrnin
edhe një pension? Do ta forconin akoma
më shumë numrin e votave (i miratuar
në vitin 1918 nga qeveria "Askuith"
për gratë mbi tridhjetë vjeç dhe ato që
dispononin prona), duke ndikuar edhe
pro betejës së sufrazhistëve? Apo do të
bëheshin ato të tinëzaret, personazhet
e mjerë të traditës së romaneve, të
famshmet lënesha që mbahen nga
familja dhe zakonisht kujdesen për
nipërit ose të destinuara për t‘u plakur
të vetmuara në harresë, nën shoqërinë
patetike të një maceje, të dështuara
dhe njëkohësisht të bezdisshme? Por
shumë prej këtyre vajzave angleze
të viteve njëzetë i mbijetuan fatit të
trishtueshëm, madje "shpëtuan" edhe
nga detyrimet e nënshtrimi familjar i
atyre viteve, duke zbuluar avantazhet
e lirisë, të autonomisë, të kreativitetit,
të karrierave të suksesshme. Edhe sot e
kësaj dite, në një botë të pushtuar nga
beqarë të panumërt, diskutohet për
faktin nëse është më mirë të krijosh apo
jo një familje. Ka prej tyre që zgjedhin
me vullnetin e tyre të plotë që të mos ta
kenë një burrë, por dashurinë, dashurinë
të gjitha e duan deri në vdekje, dhe
sa i trishtë mund të jetë fakti nëse fati ia
mohon. "E harruar", "vajzë e plakur", "e
ve e etur për seks", këto ishin shprehjet
e ndryshme me të cilat thirreshin këto
gra, të cilat rreth moshës njëzetepesënjëzetegjashtë
vjeçare nisnin jetën e
trishtueshme të të vetmuarve. "Jeta
më kalon pranë, duke më harruar plot
dëshira dhe sekrete... Do të doja shumë
të kisha një mundësi për t‘u martuar, për
të pasur edhe unë fëmijë, por edhe për
të pasur një burrë...", shkruan në ditarin
e saj një prej këtyre grave, Aliks Kilroi.
Kësaj kategorie grash i përkisnin edhe
Yvi Kompton-Burnet dhe pesë motrat
e saj, të cilat lufta i kishte shkatërruar
çdo mundësi për t‘u martuar e krijuar
një familje të vërtetë. Yvi vdiq në vitin
shkrimtare
e dashur për shumë intelektualë,
por nuk e braktisi kurrë paraqitjen e saj
në gri dhe të zymtë, tipikes së viteve
njëzetë, për të mos harruar të gjithë
dhimbjen dhe ndjenjën e dështimit që
kishin pushtuar rininë e saj. Por jo të
gjitha gratë ishin të gatshme të pranonin
një situatë të zymtë, vetëm për faktin
se nuk ishin nëna. Të shumta ishin ato
që filluan të acaroheshin, të grumbulloheshin
në shoqata të ndryshme, të
dërgonin peticione, të pretendonin
për të dalë nga hija dhe nga e pavlera,
duke u bërë kështu një problem social
dhe madje politik, i cili nuk mund të
injorohej më. "Një milion gra fillojnë
gjuetinë për burrë", ishte titulli kryesor
i "Daily Mail" në shkurtin e vitit 1920,
me një foto ku një grup djemsh po ia
mbathte vrapit nga një turmë e madhe
grash; ose alarmonte lexuesit duke
krahasuar ato afro dy milionë gra të
vetme me një "katastrofë të njerëzimit",
"barrë" sepse i mbante familja, "hajdute"
sepse duke punuar i zinin vendet e
punës ushtarëve që kishin luftuar për
atdheun. Politikanët e shkencëtarët
nga ana tjetër shpreheshin se familjet
do të shkatërroheshin, sepse burrat e
tyre ishin të rrethuar nga shumë gra të
vetme dhe të gatshme. Dhe pse të mos i
dërgonin në koloni, si në të shkuarën që
dërgoheshin prostitutat dhe kriminelët?
Ushtarët vinin të rraskapitur nga lufta,
me plagë të shumta në trup, por edhe
në shpirt, ndërsa vajzat e reja plot shëndet
e kishin mendjen për të kërcyer, të
prisnin fustanet dhe flokët, duke krijuar
një kontrast verbues në shoqëri. Por të
shumta ishin edhe ato që publikonin
kërkesa për martesë të tipit: "Zonjë, i
fejuari i së cilës është vrarë në luftë, do
të martohej me dëshirë me një ushtar
të kthyer nga lufta, i verbër ose edhe me
ndonjë tjetër plagë fizike të shkaktuar
nga lufta". Një shumicë e madhe grash
të vetmuara zbuluan për herë të parë
në jetën e tyre që vetmia mund të ishte
një privilegj; duke mos u mbyllur në atë
ambientin e gëzuar familjar, ato mund
të bëheshin doktoresha të zonjat, inxhiniere,
studiuese, arkitekte, arkeologe
dhe madje të ndiqnin edhe modën.
Mund t‘i përkushtoheshin gjërave që
për to më parë shkonin si mos më keq,
mund të bëheshin aktiviste të politikës
dhe misionare në Afrikë dhe Azi për të
ndihmuar fëmijët në nevojë. Një nga
profesionet ku gratë e vetmuara shpesh
gjenin mbështetje ishte mësimdhënia,
që më pas u bë edhe identifikimi i të
vetmuarave: më mirë t‘ia mbanin të
fshehtë profesionin e tyre të gjithë burrave
të martuar, më mirë të shtireshin si
shitëse ose diçka tjetër. Gazetat: "Çfarë
mëkati që prindërit e kanë lejuar vajzën
të bëhet mësuese, nuk do të martohet
kurë". Si gjithmonë, burrat ishin skeptikë
për gjithçka që kishte lidhje me gratë
dhe fakti që ato po i dominonin shkollat
dukej i "rrezikshëm": mësuese të pamartuara,
pra të etura për seks, a nuk do të
ishte pak e sikletshme për nxënësit e
shkollave? Mos vallë do të shfaqeshin
fenomene të padenja?
Ndërsa nëse rastiste që mësuesja
do të gjente dikë që ishte i gatshëm
për ta martuar, menjëherë e pushonin
nga puna. Por gjithsesi, me kalimin e
viteve këto gra të vetmuara po arrinin
të "mbijetonin", duke dalë nga turpi
dhe veçimi i shoqërisë. Ato më të guximshmet
e bënin hapin e parë, duke e
hequr virgjërinë para të tridhjetave se
më pas quhej tepër vonë. Në fakt ishte
e vështirë për të gjetur një bashkëshort,
por dashnorët mbinin kudo! Por shumë
të tjera përfunduan duke bashkëjetuar
me njëra-tjetrën. Sigurisht që marrëdhëniet
ndërmjet grave nuk mund të
quheshin ndryshe veçse si sëmundje të
rrezikshme dhe diversitet. Por një shkrimtare
e quajtur Radklif Hall me librin e
saj "Pusi i vetmisë" e bëri lezbizmin një
modë: kur në vitin 1928 romani u gjykua
i turpshëm, Hall u paraqit në gjyq shumë
elegante dhe provokuese, duke u bërë
një div ndërkombëtare. Libri u dënua
dhe nuk u lejua të shitej e publikohej më,
por në këtë mënyrë u bë libri më i shitur
në mënyrë të jashtëligjshme. Gratë e vetmuara
po bëheshin gratë e karrierave, të
lira seksualisht dhe totalisht autonome.
Por sa keq që ajo liri, siç ndodh shpesh
në historinë e grave, nuk zgjati shumë.
Në shumë vende të botës fashizmi i
mbylli ato brenda mureve të shtëpisë
për t‘i dhuruar atdheut fëmijë.