Tenderi për pasaporta, javën e ardhshme

Ministria e Punëve të Brendshme ka vendosur që në fillim të javës së ardhshme të shpallë tenderin për pasaportat biometrike, si një nga kushtet për përfshirjen e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave.
Kjo, me gjithë faktin që Komisioni Evropian u ka rekomanduar institucioneve të vendit tonë që mos të nxitojnë më pasaporta biometrike për shkak të mangësive të mëdha që e shoqërojnë sistemin e regjistrit civil.
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, gjatë raportimit para komisionit parlamentar për siguri, deklaroi sot se është punuar shumë edhe rreth procesit për liberalizimin e vizave, është bërë progres në menaxhimin e integruar të kufijve në të gjitha pikat.