Velipoja ende në izolim, qarkullim me kamionë
Qarkullimi Rrugor në zonën e Velipojës vazhdon të jetë i vështirë si për autoveturat, por edhe për fuoristradat, furgonët apo autobusët. Kjo ka bërë që komuna të mos dalë nga izolimi dhe veçimi i saj nga qyteti i Shkodrës. Të vetmet mjete, të cilat mund të qarkullojnë në atë pjesë të rrugës që është problematike, janë kamionët e transportit të ushtrisë. Kjo situatë u krijua nga vërshimit i ujërave të lumit të Bunës nëpër fushat e Trushit të poshtëm që vazhdojnë deri në zonën e Komunës Bushat, te fshati mali i Jushit dhe Hoten në fshatin Barbullush. Por edhe pse qarkullimi i mjeteve në këtë zonë është i kufizuar, mësuesit e Velipojës do të rinisin mësimin këtë javë. Transportimi i mësuesve nga Shkodra që japin mësim në shkollat e Velipojës, fillimisht do të bëhet me mjetet e zakonshme e më pas mësuesit do të jenë të detyruar që të hipin në karrocerinë e kamionëve të transportit ushtarak për të shkuar deri në destinacion.