SHBA Me fillimin e punes se Kongresit te ri perseriten thirrjet per ndryshime

Pas nje prej seancave me produktive pas zgjedhore ne historine e Shteteve te Bashkuara amerikanet presin te shikojne nese Kongresi i ri do te gjeje nje gjuhe te perbashket apo do te zhytet perseri ne debatet politike boshe qe kane penguar Uashingtonin te zgjidhe ceshtje te rendesishme. Ndarjet partiake jane bere te qarta pas zotimit te shumices se re republikane ne Dhomen e Perfaqesuesve per te shfuqizuar ligjin e kujdesit shendetsor te Presidentit Barak Obama. Beteja te tjera partiake kane te bejne me shpenzimet dhe borxhin e qeverise federale programet qeveritare per pensionistet politiken energjitike reformen e imigracionit dhe te tjera.
Mes perplasjeve te vazhdueshme politike te Uashingtonit legjislacioni per te diskutuar mbi perparesite e vendit shpesh lihet menjane.
Per aq kohe sa asnjera parti nuk eshte e afte te miratoje axhenden e saj ose e gatshme te beje kompromis mbi parime thelbesore ngerci politik nuk menjanohet. Gjate dy vjeteve te fundit Senati ka kaluar neper me shume mocione procedurale per te bllokuar ligje te caktuara se sa gjate gjithe shekullit te 19-te dhe 20-te se bashku.
Kam ndjekur politikat e Kongresit per me shume se 41 vjet dhe asnjehere nuk e kam pare kaq keq thote Norman Ornstin ne Institutin Amerikan Enterprise.
Presidenti Obama erdhi ne Shtepine e Bardhe me premtimin per te arritur konsensus dhe per te ndryshuar tonin politik shpesh toksik ne Uashington. Por shumica e fitoreve te tij legjislative jane arritur megjithe opoziten republikane thuajse te njezeshme te shoqeruara me disa prej retorikave me te nxehta te perjetuara ne dekada me rradhe.
Me fillimin e punes se Kongresit te ri jane perseritur thirrjet per ndryshime.
Bota e brezit te ardhshem do te ndryshoje shume shpejt prandaj partite politike nuk mund te perqendrohen kaq shume ne zgjedhjet e ardhshme. Shekulli 21 mund te jete nje shekull tjeter amerikan por vetem nese ne rikthejme nje ndjenjen e pergjegjesise dhe zevendesojme retoriken e ashper te fushates me nje diskutim me te gjere per te miren e vendit tone tha senatori Xhon Kerri.
Seanca e Kongresit pas zgjedhjeve te nentorit te kaluar ngjalli nje fare shprese. Demokratet dhe republikanet gjeten nje gjuhe te perbashket mbi ceshtje te debatueshme fiskale madje miratuan nje ligj mbi taksat te pranueshem nga te dyja partite. Kongresi miratoi shume ligje te tjera shpesh me mbeshtetjen minimale te republikaneve.
Ajo qe nuk mund te bejme tha presidenti Obama eshte te angazhohemi perseri ne betejat politike te dy vjeteve te fundit qe na penguan te perqendroheshim ne punen e veshtire per te permiresuar ekonomine.
Por republikanet ne Dhomen e Perfaqesuesve thone se kane marre nje mandat nga votuesit qe te ndalojne ose zbrapsin axhenden e presidentit Obama perfshire edhe arritjen kryesore te tij ligjin e kujdesit shendetsor.
Ne tha republikani Fred Upton do te analizojme dhe shfuqizojme cdo nen te ketij ligji derisa ai te mos kete fuqi ligjore.
Jo kaq shpejt thote udheheqesi i shumices demokrate ne Senat Harry Reid.
Republikanet duhet ta kuptojne se ligji i kujdesit shendetsor nuk do te shfuqizohet.
Mbetet per tu pare nese incidenti vdekjeprures ne Arizona me objektiv anetaren e Kongresit Gabriel Gifords e cila u plagos ne koke do te kete nje ndikim te gjate ne debatin politik te vendit nese ky incident do te qetesoje temperamentet dhe retorikat per te krijuar hapesire me te madhe per kompromis. Tani per tani incidenti i Arizones duket se ka nxitur nje ndjenje uniteti mes anetareve te Kongresit ndjenje kjo e pasqyruar ne deklaraten e Kryetarit te Dhomes se Perfaqesuesve Xhon Bejner
Nje sulm kunder nje personi qe i sherben vendit eshte nje sulm kunder te gjithe personave qe i sherbejne vendit. Akte te tilla nuk kane vend ne shoqerine tone.
Pas tragjedise se Arizones Dhoma e Perfaqesuesve shtyu punen e planifikuar perfshire edhe votimin per te shfuqizuar ligjin e kujdesit shendetsor.