Tensionet ndëretnike, kryediplomati shqiptar, Edmond Haxhinasto vizitë në Maqedoni

15-03-2012 / Gazeta 55
Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Shqipërisë, z. Edmond Haxhinasto ka nisur një vizitë zyrtare dy ditore në Republikën e Maqedonisë.
Në programin e vizitës veç bisedimeve zyrtare ndërmjet dy ministrave të Punëve të Jashtme, janë parashikuar takime të Ministrit Haxhinasto edhe me Presidentin e Republikës së Maqedonisë, z. Gjeogje Ivanov, me Kryetarin e Parlamentit, zotin Trajko Veljanovski, me Kryeministrin, zotin Nikolla Gruevski dhe me Zëvëndëskryeministren për Çështjet e Eurointegrimit, znj. Teuta Arifi.
Gjithashtu ministri Haxhinasto do të zhvillojë takime edhe me drejtuesit e partive kryesore politike shqiptare në Maqedoni.