Kthehet në Atdhe Nëntetar, Aleksandër Peci

Peci: Nuk tërhiqem, do t’i shërbej atdheut në çdo moment – ngushëllime familjes së Kapiten Feti Vogli
Sot, në ora 14:20 në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas, mbërriti nëntetar Aleksandër Peci, disa javë pas plagosjes së rëndë me tre plumba në Kandahar të Afganistanit.
Pasi u takua me të afërmit, ushtaraku u përcoll në spitalin ushtarak për një procedurë kontrolli rutinë.
Më pas ai doli para medias.
Ushtaraku u shpreh i lumtur që u rikthye pranë të afërmve ndërsa ngushëlloi familjen e kapiten Feti Voglit, i cili nuk mundi ti mbijetonte sulmit në Afganistan.
Nëntetar Aleksandër Peci i shpëtoi vdekjes në sulmin e policisë afgane më 20 shkurt, në Kandahar të Afganistanit, ku mbeti i varë komandoja tjetër shqiptar, Kapiten Feti Vogli, e u plagos një tjetër ushtar amerikan i njësisë speciale.