Tensioni i incidenteve dhe platforma elektorale
Artikulimi konkret i platformave elektorale po kalon edhe kësaj radhe në Maqedoni, nën zhurmën e incidenteve të shumta, që gjithnjë e më tepër po zënë vend në sfondin zgjedhor, kryesisht mes partive politike shqiptare. I gjithë "armatimi" elektoral është drejtuar dukshëm në përplasjen që po bëjnë dy partitë më të mëdha shqiptare, të cilat pothuajse kanë harruar fare subjektet politike të etnitetit maqedonas, duke shpenzuar energji të shumta mes vetes. Agresionit verbal i janë shtuar edhe incidentet me armë, duke e larguar shumë paqen e domosdoshme mes dy aktorëve më të mëdhenj shqiptarë dhe duke tërhequr shqetësimin edhe vëmendjen e diplomacisë ndërkombëtare.
Trendin e domosdoshëm demokratik të orientimit proevropian dhe dëshminë e një faktori stabiliteti në Maqedoninë e paqes shumë të brishtë, për fat të keq, po e shpërdoron faktori politik shqiptar. Krismat e plumbave që arrijnë deri te lideri i një force shumë të rëndësishme politike, tregojnë se muskujt elektoralë do përcaktojnë fituesin e këtyre zgjedhjeve, duke përsëritur tablo të njëjta, shumë të largëta me standardet demokratike si ato të vitit 2006. Në shtabet politike të partive shqiptare me sa duket investimi më i madh po bëhet për të mbrojtur votën, se sa për ta fituar e dimensionuar atë në vlera të reja. Ashtu siç, për fat të keq, janë edhe shenjat e përpjekjeve për të manipuluar me vullnetin e zgjedhësve e tjetërsuar atë.
Ashpërsia e gjuhës së komunikimit e ka zbehur mjaft mundësinë e afirmimit të platformave elektorale, që vërtet janë punuar me kujdes, por, gjithsesi, nuk po arrijnë të artikulohen në dimensionin e duhur që kërkon një fushatë. Zhvillimi i mëtejshëm dhe zgjidhja drejt e taktikës elektorale, do të përcaktojë edhe fituesin e këtyre zgjedhjeve brenda faktorit politik shqiptar. Me atë çfarë po thekson ditët e fundit BDI-ja, po tregon se po i largohet me kujdes provokimit dhe agresionit verbal, duke u kujdesur për një fjalor politik më të besueshëm e më të pranueshëm për elektoratin tejet të lodhur shqiptar. Kjo parti po e percepton më mirë dhe më saktë guston që kërkon Perëndimi për sjelljen e shqiptarëve, me kërkesat dhe sensibilitetet e tyre, e që lidhen shumë edhe me faktorizimin e nevojshëm si një etnitet me të drejta të barabarta në Maqedoninë shumetnike.
Jo vetëm se nëpërmjet programit ajo ka ditur të implementojë kujdesshëm kërkesat për pozitën e nevojshme që duhet të kenë shqiptarët në shtetin e paqes shumë të brishtë, por edhe për kohezionin korrekt që ka treguar, si ndaj mbështetësve të saj, ashtu edhe me partnerët ndërkombëtarë. Të gjitha partitë politike shqiptare, më shumë se tezave me karakter ekonomik, po i vënë thekset tek ata që lidhen me identitetin kombëtar, por hapi që shënon BDI-ja në këtë linjë është më i përparuar dhe ka shansin të jetë më konkret e më pranë aspiratës së shqiptarëve kur artikulohet lidhur me të drejtën e përdorimit të simbolit kombëtar. Shtrirja e kërkesës nga niveli komunal në nivel nacional të përdorimit të simboleve, e parë në planin e të drejtave demokratike dhe si një element që nuk e cenon identitetin shtetëror, po forcon ndjenjën e të qenit pjesëtar i komunitetit etno-politik në Republikën e Maqedonisë, po i jep avantazhe shumë të mëdha subjektit që ka si hipotekë trashëgiminë e luftës së UÇK-së, se sa partisë tjetër, e cila e shtrënguar nga marrëdhëniet me partinë maqedonase të qeverisë në largim, ka më pak mundësi artikulimi të këtyre problemeve, në atë shkallë për të cilën besojnë dhe duan shqiptarët.
Fokusimi në përdorimin e simboleve etnike, në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, si dhe në përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve në institucionet e administratës shtetërore e publike, ka bërë që termat konkretë që lidhen me politikat ekonomike të mos jenë shumë prezentë. Kjo e bën fushatën aktuale më shumë të orientuar nga sensibiliteti patriotik kombëtar dhe e largon nga çështjet jetike, që lidhen edhe me përmirësimin e domosdoshëm të nivelit shumë të ulët ekonomik që ka popullsia shqiptare në Maqedoni. Akoma kartat e identitetit kombëtar vazhdojnë të jenë shumë të fuqishme dhe me ndikim. Ato po përdoren shumë më tepër se ato që lidhen me ndryshimin e standardeve ekonomike. Megjithatë, partitë po i rezistojnë politikisht edhe në këtë fushatë ballafaqimit të domosdoshëm për gjetjen e rrugëve që përmirësojnë pozitën ekonomike. Kjo, edhe për arsyen e kuptueshme, pasi mundësitë për të identifikuar realisht drejtimet e kapacitetet janë më të vështira dhe kërkojnë akord edhe me faktorin politik maqedonas. Në mungesë të këtij akordi dhe të aleancave paselektorale të padefinuara plotësisht, fjalori në këtë drejtim mbetet shumë i përgjithshëm. Ndaj jo rastësisht, gjuha që përdoret në fushatë është e kufizuar nga mundësitë e këtyre afirmimeve me konteste konkrete.
Me gjithë përpjekjen për të qenë më afër këtyre problemeve, PDSH-ja largohet kujdesshëm nga ky trend, pasi qenia në qeverisje e ngarkon edhe me përgjegjësinë politike të ndryshimeve të pritshme që shpresonin shqiptarët. Zhgënjimi për nivelin e ulët ekonomik, sidomos shumë e theksuar kjo në zonat malore, nuk mund të mbushet vetëm me retorikën folkloriko-patriotike që përdoret, tek e cila gjithsesi shumë gjëra shihen me skepticizëm nga një pjesë jo e vogël e elektoratit. Pamundësia për të parandaluar disa veprime të institucioneve të shtetit maqedonas ku bashkëqeverisnin, që filluan me vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe vijuan me ngjarje të konotacioneve politike, si ajo e Brodecit, janë fatura politike, që siç duket PDSH-ja e ka shumë të vështirë t‘i shmangë. Kjo, mbase është edhe ajo lloj "arsyeje" e nervozizmit elektoral që shfaqet brenda këtij kampi dhe që nuk ka mundur dot të shmangë klimën e incidenteve, e që nëse do e shoqërojnë fushatën deri në fund, realisht do të ngrenë pikëpyetje jo thjesht për njohjen e rezultatit të zgjedhjeve dhe afirmimit të standardeve, por edhe të paqes e vetë ekzistencës së Maqedonisë.
Pavarësisht investimeve dhe taktikës që do zgjedhin në fund të këtij ballafaqimi elektoral, do të jenë të avantazhuara si në planin e brendshëm, ashtu edhe për sa u takon krediteve përballë faktorit ndërkombëtar, ato subjekte që në themel të mesazheve të tyre do të vendosin artikulimet për qetësi dhe mirëkuptim. Kaq i lodhur dhe i tensionuar ngjan të jetë kësaj radhe votuesi shqiptar, sa në këmbim të qetësisë e të një marrëdhënieje të humbur mes vetes, është i gatshëm të anashkalojë të gjitha ofertat e tjera.