Prokuroria deshton, Gazmend Dibra fiton pafajesine
Prokuroria deshton ne hetimin e ceshtjes “Albatros”, ku i pandehur ishte thirrur ish- drejtori i Aviacionit Civil. Qe prej dites se djeshme, Gazmend Dibra eshte shpallur i pafajshem per akuzen e “shperdorimit te detyres” pas pergjimit te kryer nga kreret e kompanise ajrore, te cilet pretendonin se zyrtari u kishte kerkuar te nderhynin tek ish-presidenti Alfred Moisiu, per shkarkimin e ish-kryeprokurorit Theodhori Sollaku. Ky eshte edhe vendimi i Gjykates se Tiranes, i dhene diten e djeshme nga gjyqtarja kryesuese e ceshtjes qe zgjati me se nje vit, Shefkie Demiraj. Trupi gjykues hodhi poshte provat e prokurorise, qe ishin nje kasete filmike e pergjuar, ku Dibra kerkonte nderhyrjen e nipave te ish-presidentit, Aleksander e Valer Hoxhes, per ceshtjen “Sollaku”. “Keto pergjime nuk tregojne asgje per te provuar akuzat e ngritura”, ka qene argumenti i Gjykates se Shkalles se Pare, qe i dha pafajesine Dibres. Por, ne fund te seances, prokurori i ceshtjes, Dritan Reshka, eshte shprehur se do te ankohet ne Gjykaten e Apelit per vendimin qe e ka quajtur te padrejte. Gjykata i cilesoi te pavlefshme pergjimet midis ish-drejtorit te Aviacionit Civil, Gazmend Dibra dhe administratoreve te kompanise ajrore “Albatros”, te kryera vitin e kaluar. Biseda, e cila per organin e akuzes ishte edhe nje nga provat materiale, eshte hedhur poshte me argumentin se nuk tregonte asnje veprim antiligjor. Per akuzen e “shperdorimit te detyres”, trupi gjykues deklaroi po te pafajshem Dibren, duke deklaruar ne vendim se Aviacioni Civil eshte nje biznes shteteror dhe nuk ka lidhje me bizneset private. Nderkohe qe, sipas akuzes, shoqeria e fluturimit “Albatros” ishte nje shoqeri private, e cila ka lidhur kontrate me Aviacionin Civil. Administratoret e kompanise “Albatros”, te aferm te ish-presidentit Moisiu, pretenduan se ishin vene nen presion qe u pengonte dhe aktivitetin sipermarres te te cilit ishin. Madje, gjate deshmise se tyre, administratoret deshmuan se u ishte kerkuar te nderhynin te Moisiu per shkarkimin e Sollakut.
R.Caushaj