E Diel, 1 Nëntor 2026

Tentohet grabitja e një pike karburanti, punëtori snuk i tregoi lekët



Durrës - Tentohet të grabitet me armë një pikë e shitjes së karburantit në Durrës. Burime zyrtare nga Policia e Durrësit thanë për gazetën se dje, rreth orës 20:00, në njërin nga ambientet e pikës së karburantit “Elda” me vendndodhje në Fermë Sukth, është tentuar të grabitet. Një person i maskuar i ka drejtuar armën, e llojit pistoletë “TT” punonjësit të këtij karburanti, E. C., duke tentuar t’i marrë shumën e parave prej 20 mijë lekësh, që ky i fundit kishte bërë deri në ato momente nga shitja e karburantit. Por grabitësi nuk ka arritur të bëjë një gjë të tillë, pasi shitësi ka mundur të shmangej dhe duke përfituar nga errësira është larguar me vrap. Ky i fundit ka njoftuar dhe policinë, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

11 Dhjetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›