E Diel, 1 Nëntor 2026

Tentoi të përdhunojë fqinjën e mitur, prangoset 28-vjeçari



KORÇË- Një 28 vjeçar nga Maliqi i Korçës, ka përfunduar në burg, pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me fqinjën e tij të mitur, në moshën 9-vjeçare. Burimet zyrtare të Policisë së Qarkut Korçë, bëjnë të ditur se ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e vogël të Maliqit. Sipas tyre, shtetasi Luan Strora ka qenë në shtëpi, në pallatin ku jetonte, kur ka tentuar të kryejë aktin, teksa vajza nëntë vjeçare me iniciale I.Zh., po luante në shkallët e pallatit bashkë me disa shoqe të saj bashkëmoshatare. 28 vjeçari Strora e ka tërhequr brenda shtëpisë së vetë në katin e tretë vajzën, duke nisur ta ngacmonte seksualisht, ndërsa të bërtiturat e 9-vjeçares e kanë shpëtuar atë nga përdhunimi. Familjarët e autorit kanë kërkuar me urgjencë ndihmën e policisë së Korçës, ndërsa vetë prindërit e vajzës kanë dashur fillimisht të hakmerren ndaj personit që ishte duke shkaktuar në akt mjaft të rëndë fëmijës së tyre. Policia ka prangosur 28 vjeçarin e papunë nën akuzën e kryerjes së “veprave të turpshme” . Familjarët e të ndaluarit kanë vendosur të mos kërkojnë drejtësi për të, pasi për ta ky akt është shumë i rëndë dhe iu ka cenuar integritetin e familjes së tyre.

13 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›