E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga grabitësit të kazinosë, policia zbulon armë dhe drogë



KORÇË – Arrestohet grabitësi i kazinosë në qendër të qytetit, policia zbulon arsenal armësh dhe drogë. Policia e Korçës bën të ditur se ka vënë në pranga 36-vjeçarin Lorenc Pepllashi, i cili dyshohet se është grabitësi i një kazinoje në këtë qytet dy net më parë. Arrestimi i tij u krye pasi në orën 22:20, në vendin e quajtur Blloku Rinia, ka ndodhur vjedhja me dhunë e pikës së lojërave të fatit “A.. Club”, ku janë vjedhur 100 mijë lekë nga një person i maskuar. Forca të shumta policie kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur punën për identifikimin e autorit. Nga hetimet e kryera rezultoi se shtetasi Lorenc Pepllashi të jetë personi i dyshuar kryesor për këtë vepër penale dhe pas ushtrimit të një kontrolli në banesën e tij u gjend një sasi e ngjashme me atë të lëndës narkotike Cannabis sativa, me peshë 128 gramë, një sasi municioni prej 580 fishekësh luftarakë model 54, si dhe një armë sportive, të cilat i mbante pa leje.

Vetëvaret në oborrin e spitalit shoferi i Urdhrit të Mjekut

TIRANË – Gjendet i varur në një pemë në oborrin e spitalit “Nënë Tereza” shoferi i Urdhrit të Mjekut. Ngjarja e rëndë është zbuluar mëngjesin e djeshëm nga kalimtarët e rastit, të cilët kanë parë të varur në një pemë trupin e pajetë të një personi, i cili më vonë u identifikua si Avni Kita, lindur në Bulqizë dhe banues prej disa kohësh në Tiranë. Ai kishte zgjedhur një pemë për t’u vetëvarur shumë pranë repartit infektiv, brenda qendrës spitalore universitare “Nënë Tereza”.
Policia, e cila ka mbërritur në vendngjarje pas njoftimit të kalimtarëve, ka nisur menjëherë hetimet lidhur me ngjarjen. Sipas të dhënave paraprake mësohet se Kita është vetëvaruar rreth orëve të para të ditës së djeshme. Deri tani nuk ka asnjë të dhënë të sigurt mbi shkaqet që e kanë shtyrë Avni Kitën të marrë vendimin fatal për t’i dhënë fund jetës. Ndër të tjera bëhet me dijeni se ai rezulton të jetë në të njëjtën kohë edhe shofer i Urdhrit të Mjekut. Lidhur me këtë ngjarje, presidenti i Urdhrit të Mjekut është shprehur se Kita ka qenë një punonjës i rregullt dhe nuk ka pasur probleme që mund ta shtynin që të merrte këtë vendim. Ai shtoi se Avni Kita kishte pasur përpara disa kohësh probleme shëndetësore, por që i kishte kaluar prej kohësh dhe që nuk mund të kenë ndikuar në këtë ngjarje.
Nga ana e saj Policia e Tiranës ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve që e shtynë Avni Kitën drejt këtij veprimi, duke marrë në pyetje të afërmit e tij, me shpresën e zbulimit të ndonjë të dhëne.

15 Mars 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›