E Diel, 1 Nëntor 2026

Bllokohen dy të rinj në kufirin me Maqedoninë



MAQEDONI - Dy klandestinë shqiptarë janë nisur për të kaluar kufirin me Maqedoninë në mënyrë të jashtëligjshme dhe janë bllokuar nga bora. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00, ndërsa nuk dihet se kur e kanë ndërmarrë të rinjtë këtë iniciativë për të kaluar kufirin. Mësohet se klandestinët janë të rinj në moshë, ndërsa kanë mbetur të bllokuar në afërsi të fshatit Tanush. Sipas burimeve të policisë ata kanë kaluar fillimisht fshatin Qafë Shtata, ndërsa pika ku janë bllokuar ndodhet 4 kilometra larg fshatit Tanush, që është fshat maqedonas. Për bllokimin e dy të rinjve ka ardhur edhe reagimi i Ministrisë së Jashtme, sipas së cilës, është njoftuar për ngjarjen Ambasada jonë në Shkup. Zëdhënësi i kësaj ministrie, Ralf Gjoni, deklaron se vetë ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Çeku, është vënë në kontakt me dy klandestinët. Sipas tij, për të shpëtuar të rinjtë, policia maqedonase ka vënë në dispozicion një helikopter.

15 Mars 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›