E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Matriks” grabiti 80 milionë në bankomatët e Tiranës

09/01/2009  Përfundimi i Task-Forcës në Prokurorinë e kryeqytetit

TIRANE- Ekspertët e njësisë hetimore Task-Forcë pranë Prokurorisë së Tiranës kanë kryer pak ditë më parë një ekspertizë kontabël për të verifikuar në total shumat e vjedhura nga 17 anëtarët e grupit “Matriks”. Nga llogaritjet e bëra ka rezultuar se hajdutët e bankomateve kanë mundur të vjedhin në total rreth 80 milionë lekë të vjetra. Grabitjen e kësaj shume financiare, ata e mundësonin nëpërmjet klonimit të kartave të bankonmateve ku me vjedhjen e kodeve PIN dhe PUK realizohej në mënyrë spektakolare grabitja e llogarisë bankare. Truri i këtij grupi tepër të sofistikuar Endrit Gjergjani, bashkëpunonte me dy shtetas kosovarë dhe disa Hackera rusë, prej të cilëve grupi shqiptar siguronte kodet e kartave. Aktualisht organi i akuzës ka sekuestruar rreth 65 karta krediti “Mastercard” dhe “Visa’, të cilat janë përdorur për vjedhjen e rreth 80 milionë lekëve nga grupi i “hackerave” të arrestuar nga operacioni “Matrix 4”. Agjentët që janë angazhuar në hetimin e çështjes, thanë se vjedhjet e shumës së sipërcituar janë kryer në shumicën e rasteve jashtë vendit, por edhe në disa banka të njohura në Shqipëri. Mësohet se shumicën e lekëve të pandehurit e kanë përdorur për argëtim.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›