E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenton të grabisë dyqanin, vritet nga pronari

Një grabitës ka gjetur vdekjen mbrëmjen e kaluar në Tiranë ndërsa po përpiqej të grabiste i armatosur një dyqan me pjesë këmbimi. Ngjarja ka ndodhur pranë doganës së Tiranës në Unazën e Madhe, pak pas mesnatës. Policia tha se autori i vrasjes është pronari i dyqanit, i cili pasi kishte dëgjuar zhurmë në dyqan, kishte zbritur poshtë dhe në përpjekje e sipër me grabitësin e kishte qëlluar duke përdorur armën e viktimës. Autori Feim Llanaj jeton me familjen e tij në të njëjtën ndërtesë ku ndodhet edhe biznesi. Policia ka prangosur Llanaj, ndërsa ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›