Kennedy, lamtumira e një luani
Ishte një periudhë kohe, 40
vjet më parë, menjëherë
pas vrasjes së vëllait Robert,
kur Eduard Kennedy mund të
konsiderohej si Presidenti i
ardhshëm i Shteteve të Bashkuara
të Amerikës. Për vite të
tëra shumëkujt i është dukur se
ai thjesht po priste momentin e
duhur "për të marrë" Shtëpinë
e Bardhë. Po ata që mendonin
kështu, ishin gabim. Ted Kennedy
nuk do ta bënte kurrë të
tijën Shtëpinë e Bardhë. Por
dështimi në përpjekjen për t‘u
bërë një ditë President, i çeli
rrugë realizimit të aftësive dhe
vetive të tij dhe e shndërroi në
njërin prej ligjvënësve më të
mëdhenj në historinë e Shteteve
të Bashkuara të Amerikës. Me
mbarimin e viteve të qeverisjes
në Shtëpinë e Bardhë, shumë
presidentë tërhiqen nga skena
politike, të tjerë madje edhe nga
vetë jeta aktive. Dikush merret
me dhënie leksionesh, dikush
shkruan libra, të tjerë preferojnë
që të luajnë golf e të bëjnë para
me njohuritë dhe njohjet e vjetra.
Ish-presidenti Carter madje
fitoi edhe një çmim "Nobel".
Por të gjithë ata do të thoshin
se ditët e tyre të pushtetit, pas
largimit nga Shtëpia e Bardhë,
kanë marrë fund njëherë e
mirë. Ted, ndryshe nga sa do
t‘i kishte ndodhur sikur të ishte
bërë President, ishte i fuqishëm
e i pushtetshëm deri në ditën e
fundit të jetës. Madje në momentin
e vdekjes, në Hyanis
Port, në moshën 77-vjeçare, ai
mbushi njëherazi edhe 46 vjet
punë në Kongres, dhjetëvjeçarë
të mjaftueshëm këta për të lënë
gjurmë të thella e të rëndësishme
në çështje jetike, që
nisin nga Ligji i së Drejtës së
Votimit i vitit 1965 e deri te Ligji
i fundit i Kennedy-t i vitit 2009,
një ligj që zgjeron mbështetjen
ndaj programeve kombëtare të
shërbimeve ndaj komunitetit.
Me kalimin e viteve, Kennedy
u shndërrua në një forcë të
vërtetë pas Ligjit të Lirisë së Informacionit,
Ligjit të Shëndetit
dhe Sigurisë në Punë apo Ligjit
për Amerikanët me Paaftësi
Mendore dhe Fizike. Ai i ndihmoi
disidentët sovjetikë dhe
luftoi Aparteidin. Mbi të gjitha
ai udhëhoqi një kryqëzatë të
vërtetë ligjore, që u shtri në 4
dhjetëvjeçarë për çështjen e
një kujdesi shëndetësor, prej të
cilit të përfitonin të gjithë. Pjesa
më e madhe e përpjekjeve të tij
ishin shumë të vështira, sepse
ishin kundra rrymës. Ai ishte
zëri i progresit në një epokë
konservatorizmi. Ai vazhdonte
e vazhdonte të fliste edhe kur
njerëzit ndiheshin të lodhur
duke dëgjuar të flitej për racizmin,
për varfërinë apo dekadencën
e qyteteve amerikane e
probleme të tjera të bëra gangrenë.
Aty ku përflakte liberalizmi,
gjendej Kennedy me pishtarin e
dritës në dorë, duke ngulmuar
se zjarret mund të rindizeshin
sërish dhe të ishin të shumtë.
Vitin e fundit të jetës së tij, me
fitoren e Presidentit Obama, ai
pati kënaqësinë që të shihte të
realizuar një pjesë të mirë të
ëndrrës së tij. Në fillim të vitit
2008, kur kandidati i ardhshëm
presidencial sapo kishte nisur të
tërhiqte vëmendjen e njerëzve,
Keneddy nisi ta mbështesë dhe
vazhdoi t‘ia japë këtë mbështetje
derisa e pa djaloshin në Shtëpinë
e Bardhë. Pra, në fund të fundit
a pati shumë rëndësi që Kennedy
nuk mundi të shkonte dot
vetë në Shtëpinë e Bardhë? Sot,
shumë presidentë të Shteteve
të Bashkuara kanë mbetur në të
shkuarën dhe janë harruar. Por
sikundër e kishin kuptuar edhe
vetë romakët e mençur, ka perandorë
që nuk lënë gjurmë, ashtu
sikundër ka senatorë, fjalët dhe
veprat e të cilëve janë gdhendur
në gurë e rrojnë në përjetësi.
* * *
Rose Kennedy donte një
familje. Joe Kennedy donte një
dinasti. Të dy patën atë që
deshën, edhe pse vetëm për pak
kohë. Joe bëri pasuri si producent
filmash, prodhues i likereve
dhe biznesmen në pasuritë
e patundshme dhe aksione. Por
ai nuk ishte thjesht dhe vetëm
një biznesmen. Ambicia e tij
kishte vend dhe hapësirë për
shumë skema. Ai ishte si një
Shekspir i vërtetë, plot plane,
personazhe dhe drama. Me
Rose-n u martua në vitin 1914
dhe ndërsa vit pas viti çifti sillte
në jetë fëmijët e tij, Joe formoi
bindjen se djemtë e tij jo vetëm
do të shquheshin në jetën publike,
por madje njëri prej tyre,
apo ndoshta edhe më shumë, do
të bëheshin një ditë presidentë
të Amerikës. Ted lindi pikërisht
nën këtë atmosferë, më 22
shkurt të vitit 1932, dhe ishte
fëmija i 9-të dhe i fundit i
familjes. Por që nga fillimi i jetës
ai kishte 3 vëllezër më të mëdhenj,
që i qëndruan gjatë jetës
si një zonë protektive mes ambicies
së të atit dhe tragjedive që
do të ndodhnin. Ai u rrit paksa
i veçuar nga prindërit. Me kalimin
e viteve, Joe dhe Rose u
huajëzuan me njëri-tjetrin. Ted,
obez dhe i vetmuar, e kaloi fëmijërinë
sa në një shkollë e sa në
një konvikt, por me kalimin e
viteve u shndërrua nga një
fëmijë topolak, në një adoleshent
me trup atleti e me pamje të
këndshme, që vazhdoi studimet
e larta në "Harvard", aty ku para
tij kishin studiuar edhe vëllezërit
më të mëdhenj. Por ndryshe nga
ata, atë e përjashtuan, sepse
sajoi një kopje në provimin e
spanjishtes. Atij iu ofrua sërish
mundësia që ta korrigjonte
gabimin, por ai në vend të kësaj
vendosi që të shkonte në ushtri.
Kjo aventurë e re e çoi në Xhorxhia,
ku u trajnua si ushtarak dhe
më pas, falë ndërhyrjes së të atit,
ai shkoi në Paris për të bërë një
specializim në zyrat qendrore të
NATO-s. Në vitin 1953 vendosi
që t‘i rikthehej "Harvard"-it, ku
u përqendrua në studimin e
çështjeve qeveritare. Më pas
shkoi të studionte për ligje në
Universitetin e Virxhinias. Aty
takoi Joan Bennett. Një vit pas
njohjes, çifti u martua. Në 9 vitet
që pasuan këtë lidhje ata patën
3 fëmijë: Kara, Edward Jr. dhe
Patrick. Por në vitin 1982 ata u
ndanë, sepse Ted nuk arriti
kurrë që të ishte bashkëshorti
besnik dhe Joan, si pasojë, ishte
zhytur në alkool dhe nuk shkë-
putej dot nga gjendja e tij
vetë thoshte shpesh se ndihej e
lodhur nga barra e të qenit një
Kennedy. Vite më vonë, në një
intervistë ajo deklaroi se duke u
martuar me një Kennedy, ajo
nuk e dinte se në çfarë familje e
historish po e fuste veten. Në
fakt ajo kishte një familje, biznesi
i së cilës ishte politika. Ted
studionte ende për ligje, kur
ndërkohë u bë menaxher i fushatës
së të vëllait, Jack, në përpjekjen
e tij për të fituar një
mandat të dytë si senator. Kjo
ishte një përvojë shumë e mirë
për Ted-in, sepse pa për herë të
parë nga afër votuesit dhe
kërkesat e tyre. Ai ishte fillimi që
e përgatiti për një të ardhme të
afërt, kur edhe ai do të ishte
kandidat për senator. Kur Jack u
zgjodh në Shtëpinë e Bardhë në
vitin 1960, familja donte që Tedi
të zinte vendin e të vëllait në
Senat, por ai ishte vetëm 28 vjeç,
pra 2 vjet para të 30-ve, vit i
lejueshëm për t‘u bërë senator.
Ndaj, në vend të Jack-ut u zgjodh
një mbështetës dhe besnik
i Kennedy-ve, i cili do t‘ia ruante
vendin Ted-it deri sa ai të
mbushte moshën dhe të kishte
fituar përvojën e duhur. Kohën
që kishte në dispozicion, Ted e
përdori për t‘u aftësuar e për t‘u
përgatitur për sfidën e afërt. Me
ndihmën e Jack-ut, ai iu bashkëngjit
një grupi senatorësh që
do të bënin një udhëtim faktmbledhës
në Afrikë. Më pas
shkoi në shumë vende të
Amerikës Latine, në Izrael dhe
Berlin. Ditën e Zgjedhjeve, me
54% të votave, Kennedy mundi
George Cabot Lodge, një pasardhës
i Waspiest nga New england
nje dinasti politike.
Ted kishte një vit në postin e
senatorit, kur JFK u vra në Dallas.
Për Ted ajo ishte më shumë
se një tragjedi personale. Ajo
ngjarje ishte një tërmet dhe e çoi
një hap më pranë marrjes përsipër
të barrës së rëndë të Kennedy-
ve. Ajo vrasje shënoi fillimin
e transformimit të tij në një
figurë të vërtetë publike. Si masë
të parë Ted ia dedikoi veten
kalimit të legjislacionit që kishte
qenë i rëndësishëm për të vëllain,
veçanërisht ligjit të të
drejtave civile JFK, të prezantuar
një verë para atentatit. Më
17 qershor, Ted u shtoi votën e
tij 73 votave të tjera të shumicës,
që vulosën ligjin historik të të
Drejtave Civile në vitin 1964. Më
pas ai hipi në bordin e një avioni
privat, që e çoi në Konventën
e Partisë Demokratike në
Springfield. Por ndërsa avioni
po kryente uljen në aeroportin
e Springfildit, ai u ngatërrua në
disa degë pemësh dhe u rrëzua
e shpërtheu. Nga ky aksident
humbni jetën piloti, një senator
nga Indiana, së bashku me të
shoqen dhe ndihmësi i Ted-it.
Vetë senatori u plagos, por ia
doli të mbijetonte. Pas kësaj, iu
deshën plot 5 muaj për të marrë
veten, të cilat më së shumti i
kaloi në spital. Kur u kthye në
Senat, një vit më pas ai iu fut
punës me energjinë që ka një
njeri që përjeton shansin e një
jete të dytë. Brenda një kohe të
shkurtër shijoi gëzimin e fitores
së realizimit të një tjetër objektivi
të lënë përgjysmë nga i vëllai,
reforma e kuotave të emigracionit
që mundësonte ardhjen
e më shumë emigrantëve nga
vende të tjera të Europës, përveç
pjesës veriore. Një vit më pas ai
siguroi mbështetjen federale
për krijimin e të ashtuquajturave
klinika të lagjes, që për të
ishte edhe hapi i parë që iu
përkushtua çështjes së kujdesit
shëndetësor, që u shndërrua në
një nga çështjet më të rëndësishme
për të cilat luftoi deri në
fund të jetës. Në vitin 1967, Kennedy
nisi të fl iste edhe kundër
luftës në Vietnam. Pezmatimi dhe
irritimi për këtë luftë të padrejtë
ishte një nga shkaqet kryesore që
e çuan vëllain e tij, Robert, të
vendoste kandidimin presidencial
në vitin 1968. Por, pas pak
kohe, edhe Bob pësoi një atentat
dhe iku nga kjo jetë. Vdekja e tij
ishte një moment kyç për Ted-in
dhe gjithë Kennedy-t. Barra e
ambicieve dhe e fatit të kësaj
familjeje të jashtëzakonshme
tashmë kishte rënë plotësisht mbi
shpatullat e Ted-it. Për vite të tëra
shanset e tij për të trashëguar
dinastinë kishin qenë të pamundura
nga prezenca e vëllezërve,
por tani pas ikjes së tyre ai ishte
shtylla e dinastisë. Dhe ishte
vetëm 36 vjeç. Kështu, kur Hubert
Humphrey humbi ndaj Niksonit
në vjeshtë, Ted u shndërrua në
shpresën e fundit dhe më të mirë
të liberalizmit. Kishte nga ata që
thoshin se atij i mungonte intelekti
i Jack-ut, apo pasioni i
Bob-it, dhe se gjithë jetën ai e
kishte kaluar nën hijen e tyre. Por
në fjalimin e tij të parë pas vrasjes
së Bob-it, Ted nënvizoi me forcë
temën që do të kishte qenë motoja
e jetës së tij të ardhshme
politike: "Si edhe vëllezërit e mi,
e i ndihmuar nga kujtimi e vepra
e tyre, do të përpiqem të çoj përpara
atë përkushtim të veçantë
për drejtësi, për çiltërsi, për
kurajë, që karakterizoi jetët e Jack
dhe Bob". Ky ishte momenti kur
shumëkush e pa Ted-in si Presidentin
e ardhshëm të vendit. Por
ishte vetëm një moment. Më 18
korrik të vitit 1969, Kennedy organizoi
një takim për 6 gratë që
kishin punuar në fushatën zgjedhore
të të vëllait. Takimi u organizua
në një shtëpi të marrë me
qira në ishullin Chappaquiddick.
Natën e takimit, në orën
1:15, Kennedy i kërkon shoferit
të tij çelësin e makinës për t‘u
larguar nga mbrëmja me Mary
Jo Kopechne, 28 vjeçe, një ishndihmëse
e të vëllait. Sipas
dëshmisë që dha më pas para
gjykatës, ai mori kthesën e
gabuar në një rrugë të errët e të
përbaltur dhe më pas në një urë
gjysmë të shembur. Makina u
përmbys e gjitha në ujë. Kennedy
ia doli që të shpëtonte,
ndërsa fatkeqësisht bashkudhëtarja
e tij jo. Në lidhje me këtë
ngjarje u diskutua shumë dhe
disa nga çështjet e dosjes nuk
janë mbyllur kurrë, si për shembull:
Ku po shkonte në atë orë të
vonë Kennedy me zonjushën?
Përse priti ai deri mëngjesin e
ardhshëm për të njoftuar organet
e policisë? Hetimi nxori
në dritë se Kennedy kishte gënjyer
në lidhje me disa momente
të tragjedisë dhe se mbi të gjitha
kishte qenë i pirë dhe i
papërgjegjshëm në timon. Sikur
të mos kishte qenë aksidenti i asaj
nate, Kennedy me siguri që do të
kishte shkuar në Shtëpinë e
Bardhë për demokratët në zgjedhjet
presidenciale të vitit 1972.
Ndërkohë ai u tërhoq mënjanë
atë vit, edhe në vitin 1976, pas
ngjarjeve të skandalit të Watergate,
që u duk se do t‘u sillte
fi toren demokratëve. Dhe në fakt
kjo ishte e vërtetë, veçse fi toren e
demokratëve e mori Jimmy Carter.
Për sa i takon Kennedy-t, ai
gjet çështje të tjera për t‘u marrë.
Në vitin 1970 ai paraqiti ligjin e
parë për krijimin e një sistemi
universal të mbulimit të kujdesit
shëndetësor. Ai u mor edhe me
ligjet e fl uturimit ajror dhe çështjet
e dënimit dhe faljeve për
kriminelët e dënuar. Ai promovoi
bisedimet për kontrollin e armatimeve
mes Bashkimit Sovjetik
dhe Shteteve të Bashkuara, por
gjithashtu ia kushtoi veten
kauzës së disidentëve sovjetikë
dhe emigrantëve hebrenj. Por
ngjarja tragjike e vdekjes së
vajzës ishte ajo që sabotoi më
shumë se çdo gjë tjetër tentativën
e tij për në Shtëpinë e
Bardhë dhe përpjekjen për të
mënjanuar Carter-in në vitin
1980. Thuajse tri dhjetëvjeçarë
më vonë, ajo fushatë ka mbetur
ende një çudi. Dallimet e tij
ideologjike me Carter nuk u
dukën kurrë mjaftueshëm për të
nisur një sfidë ndaj një Presidenti
të partisë së tij. Pakënaqësia
më e madhe që ai kishte ndaj
Carter ishte se ai nuk po bënte
përpara me shpejtësinë e duhur
për sa i përket reformës së kujdesit
shëndetësor, ose siç e
quante ai, "puna madhore e
papërfunduar e Partisë Demokratike".
Në një intervistë
televizive të vitit 1979, tri ditë
para se të niste fushatën e tij për
President, Kennedy i dha intervistuesit
një përgjigje krejt të
paqartë kur e pyeti se përse
donte të bëhej President. Ishte
e çuditshme se si njeriu që
kishte kaluar vite të tëra jete në
një trajektore shumë të gjatë për
të synuar Shtëpinë e Bardhë,
ende nuk e kishte të qartë plotësisht
se përse donte të bëhej
President. Në fund, dështimet
për këtë synim e çliruan Kennedy-
n nga një objektiv që më
shumë se vetë, ia kishin vënë të
tjerët mbi supe. Në Konventën
Kombëtare Demokratike ai dha
fjalimin e jetës së tij. Ishte fjalimi
i një njeriu që pavarësisht gjithçkaje,
nuk kishte aspak ndërmend
që të largohej nga skena e jetës
politike dhe publike, pavarësisht
humbjeve të njëpasnjëshme të
tentativave të fundit. Kjo, sepse
Shtëpia e Bardhë tashmë nuk
ishte objektiv apo opsion serioz
për të. Më në fund ai ishte i lirë
që të përqendrohej tek ajo çka e
bënte më mirë se çdo gjë tjetër:
ligji.
Ishte agimi i revolucionit reganian
dhe republikanët sapo
kishin marrë shumicën në Senat.
Sigurisht që ishte një periudhë
aspak e favorshme për të qenë
pishtarmbajtës i liberalizmit.
Por pikërisht në këtë kohë të
vështirë, Kennedy e mori përsipër
këtë rol gati të pamundur,
me shumë kënaqësi dhe besim.
Ai u shndërrua jo vetëm në
mbrojtës të besimit, por madje
në një lojtar shumë të aftë të
lojërave kongresuale. Në vitet
‘80 ai bëri një aleancë, për
shumëkënd të pamundur, me
republikanin konservator të
Utah, Orrin Hatch. Hatch dhe
Kennedy arritën për herë të parë
suksesin e miratimit të legjislacionit
të rëndësishëm për AIDS
në vitin 1988, i cili i hapte udhë
shpenzimit të shumë parave
për kurimin dhe edukimin e
njerëzve në lidhje me këtë sëmundje.
Dy vjet më vonë, ata
së bashku ngulmuan për miratimin
e Ryan White CARE,
një ligj në favor të asistencës së
njerëzve të infektuar me AIDS.
Por nëse Kennedy dinte si të
luante topin me palën kundërshtare,
ai dinte edhe si t‘i përdorte
topat për të goditur aty ku
duhej. Kur Regan u përpoq që të
çonte Robert Bork në Gjykatën
Supreme, ishte Kennedy ai që
drejtoi pa pikën e frikës fushatën
opozitare ndaj një veprimi
të tillë. Një nga pikat e dobëta të
Kennedy-t ishte dhënia pas femrave.
Kështu, vite më vonë atij iu
desh të dëshmonte edhe ndaj
akuzave që një vajzë e re bënte
ndaj nipit të tij për përdhunim,
ndërkohë që Kennedy disa
orë para se të ndodhte ngjarja
kishte dalë për të pirë me nipin
dhe të birin. Dalja e Kennedy-t
në këtë histori sërish u kujtoi të
gjithëve reputacionin e tij dhe
kjo ia dëmtoi disi karrierën. Pas
kësaj, Kennedy, i cili kishte kohë
që ishte ndarë nga Joan, vendosi
që të gjente grua. Kështu ai takoi
Victoria Reggie, një 37-vjeçare
juriste dhe avokate, që kishte
qenë për pak kohë punonjëse në
zyrën e tij në Senat. Në atë kohë
ajo jetonte në Washington me
dy fëmijët që kishte pasur nga
martesa e parë. Të dy nisën të
takoheshin me njëri-tjetrin dhe
një vit më pas u martuan. Martesa
e re e transformoi tërësisht
Kennedy-n, që nisi sërish të
ishte i përqendruar dhe shumë
efikas në objektivat legjislative
që i vinte vetes, të tilla si
miratimin e Ligjit për Familjen
dhe Lejen Mjekësore të viteve
‘90. Kur republikanët e rimorën
Kongresin në vitin 194, ishte
Kennedy që nxiti Clinton-in të
lëvizte majtas. Në atë kohë ai i
pat thënë Clinton-it: "E vetmja
gjë që do ta shkatërronte këtë
vend, do të ishte ekzistenca e
dy partive republikane".
Megjithatë, kur Presidenti i
ardhshëm u bë një republikan,
Kennedy u tregua i gatshëm
dhe i suksesshëm që të gjente
gjuhën e përbashkët të bashkëpunimit.
Kennedy pa dyshim
kishte shumë ndryshime dhe
mospërputhje me Bush-in, por
pozicionet e tyre dalluan shumë
në vitin 2002, kur Kennedy ishte
një nga 23 senatorët që nuk votuan
për ndërmarrjen e luftës në
Irak. Vite më pas ai do ta quante
atë "vota më e mirë e jetës sime
në Senat". Por më pas pati rastin
edhe për vota të tjera të mira.
Vota që e ndryshuan Amerikën,
duke e bërë atë një vend më të
mirë për të jetuar dhe gëzuar. Pa
Ted-in, trashëgimia e Kennedyve
do të ishte shndërruar prej
kohësh në një legjendë. Eduard
e mori në dorë mitin që i lanë
vëllezërit dhe i dha formën
e diçkaje reale dhe jetëgjatë.
John Kennedy, një javë pas betimit
presidencial në Shtëpinë e
Bardhë, në vitin 1961, i dha Tedit,
fëmijës së fundit të familjes,
një kuti cigaresh të gdhendur.
Në të shkruhej: "Dhe i fundit
do të bëhej i pari". Kjo ndodhi
50 vite të shkuara. Askush prej
vëllezërve nuk e dinte se kjo
profeci do të realizohej një ditë.
Ne, ndërkohë, e dimë.
Kennedy pa dyshim kishte
shumë ndryshime dhe mospërputhje
me Bush-in, por pozicionet
e tyre dalluan shumë në
vitin 2002, kur Kennedy ishte
një nga 23 senatorët që nuk
votuan për ndërmarrjen e luftës
në Irak. Vite më pas ai do ta
quante atë "vota më e mirë e
jetës sime në Senat"
vjet më parë, menjëherë
pas vrasjes së vëllait Robert,
kur Eduard Kennedy mund të
konsiderohej si Presidenti i
ardhshëm i Shteteve të Bashkuara
të Amerikës. Për vite të
tëra shumëkujt i është dukur se
ai thjesht po priste momentin e
duhur "për të marrë" Shtëpinë
e Bardhë. Po ata që mendonin
kështu, ishin gabim. Ted Kennedy
nuk do ta bënte kurrë të
tijën Shtëpinë e Bardhë. Por
dështimi në përpjekjen për t‘u
bërë një ditë President, i çeli
rrugë realizimit të aftësive dhe
vetive të tij dhe e shndërroi në
njërin prej ligjvënësve më të
mëdhenj në historinë e Shteteve
të Bashkuara të Amerikës. Me
mbarimin e viteve të qeverisjes
në Shtëpinë e Bardhë, shumë
presidentë tërhiqen nga skena
politike, të tjerë madje edhe nga
vetë jeta aktive. Dikush merret
me dhënie leksionesh, dikush
shkruan libra, të tjerë preferojnë
që të luajnë golf e të bëjnë para
me njohuritë dhe njohjet e vjetra.
Ish-presidenti Carter madje
fitoi edhe një çmim "Nobel".
Por të gjithë ata do të thoshin
se ditët e tyre të pushtetit, pas
largimit nga Shtëpia e Bardhë,
kanë marrë fund njëherë e
mirë. Ted, ndryshe nga sa do
t‘i kishte ndodhur sikur të ishte
bërë President, ishte i fuqishëm
e i pushtetshëm deri në ditën e
fundit të jetës. Madje në momentin
e vdekjes, në Hyanis
Port, në moshën 77-vjeçare, ai
mbushi njëherazi edhe 46 vjet
punë në Kongres, dhjetëvjeçarë
të mjaftueshëm këta për të lënë
gjurmë të thella e të rëndësishme
në çështje jetike, që
nisin nga Ligji i së Drejtës së
Votimit i vitit 1965 e deri te Ligji
i fundit i Kennedy-t i vitit 2009,
një ligj që zgjeron mbështetjen
ndaj programeve kombëtare të
shërbimeve ndaj komunitetit.
Me kalimin e viteve, Kennedy
u shndërrua në një forcë të
vërtetë pas Ligjit të Lirisë së Informacionit,
Ligjit të Shëndetit
dhe Sigurisë në Punë apo Ligjit
për Amerikanët me Paaftësi
Mendore dhe Fizike. Ai i ndihmoi
disidentët sovjetikë dhe
luftoi Aparteidin. Mbi të gjitha
ai udhëhoqi një kryqëzatë të
vërtetë ligjore, që u shtri në 4
dhjetëvjeçarë për çështjen e
një kujdesi shëndetësor, prej të
cilit të përfitonin të gjithë. Pjesa
më e madhe e përpjekjeve të tij
ishin shumë të vështira, sepse
ishin kundra rrymës. Ai ishte
zëri i progresit në një epokë
konservatorizmi. Ai vazhdonte
e vazhdonte të fliste edhe kur
njerëzit ndiheshin të lodhur
duke dëgjuar të flitej për racizmin,
për varfërinë apo dekadencën
e qyteteve amerikane e
probleme të tjera të bëra gangrenë.
Aty ku përflakte liberalizmi,
gjendej Kennedy me pishtarin e
dritës në dorë, duke ngulmuar
se zjarret mund të rindizeshin
sërish dhe të ishin të shumtë.
Vitin e fundit të jetës së tij, me
fitoren e Presidentit Obama, ai
pati kënaqësinë që të shihte të
realizuar një pjesë të mirë të
ëndrrës së tij. Në fillim të vitit
2008, kur kandidati i ardhshëm
presidencial sapo kishte nisur të
tërhiqte vëmendjen e njerëzve,
Keneddy nisi ta mbështesë dhe
vazhdoi t‘ia japë këtë mbështetje
derisa e pa djaloshin në Shtëpinë
e Bardhë. Pra, në fund të fundit
a pati shumë rëndësi që Kennedy
nuk mundi të shkonte dot
vetë në Shtëpinë e Bardhë? Sot,
shumë presidentë të Shteteve
të Bashkuara kanë mbetur në të
shkuarën dhe janë harruar. Por
sikundër e kishin kuptuar edhe
vetë romakët e mençur, ka perandorë
që nuk lënë gjurmë, ashtu
sikundër ka senatorë, fjalët dhe
veprat e të cilëve janë gdhendur
në gurë e rrojnë në përjetësi.
* * *
Rose Kennedy donte një
familje. Joe Kennedy donte një
dinasti. Të dy patën atë që
deshën, edhe pse vetëm për pak
kohë. Joe bëri pasuri si producent
filmash, prodhues i likereve
dhe biznesmen në pasuritë
e patundshme dhe aksione. Por
ai nuk ishte thjesht dhe vetëm
një biznesmen. Ambicia e tij
kishte vend dhe hapësirë për
shumë skema. Ai ishte si një
Shekspir i vërtetë, plot plane,
personazhe dhe drama. Me
Rose-n u martua në vitin 1914
dhe ndërsa vit pas viti çifti sillte
në jetë fëmijët e tij, Joe formoi
bindjen se djemtë e tij jo vetëm
do të shquheshin në jetën publike,
por madje njëri prej tyre,
apo ndoshta edhe më shumë, do
të bëheshin një ditë presidentë
të Amerikës. Ted lindi pikërisht
nën këtë atmosferë, më 22
shkurt të vitit 1932, dhe ishte
fëmija i 9-të dhe i fundit i
familjes. Por që nga fillimi i jetës
ai kishte 3 vëllezër më të mëdhenj,
që i qëndruan gjatë jetës
si një zonë protektive mes ambicies
së të atit dhe tragjedive që
do të ndodhnin. Ai u rrit paksa
i veçuar nga prindërit. Me kalimin
e viteve, Joe dhe Rose u
huajëzuan me njëri-tjetrin. Ted,
obez dhe i vetmuar, e kaloi fëmijërinë
sa në një shkollë e sa në
një konvikt, por me kalimin e
viteve u shndërrua nga një
fëmijë topolak, në një adoleshent
me trup atleti e me pamje të
këndshme, që vazhdoi studimet
e larta në "Harvard", aty ku para
tij kishin studiuar edhe vëllezërit
më të mëdhenj. Por ndryshe nga
ata, atë e përjashtuan, sepse
sajoi një kopje në provimin e
spanjishtes. Atij iu ofrua sërish
mundësia që ta korrigjonte
gabimin, por ai në vend të kësaj
vendosi që të shkonte në ushtri.
Kjo aventurë e re e çoi në Xhorxhia,
ku u trajnua si ushtarak dhe
më pas, falë ndërhyrjes së të atit,
ai shkoi në Paris për të bërë një
specializim në zyrat qendrore të
NATO-s. Në vitin 1953 vendosi
që t‘i rikthehej "Harvard"-it, ku
u përqendrua në studimin e
çështjeve qeveritare. Më pas
shkoi të studionte për ligje në
Universitetin e Virxhinias. Aty
takoi Joan Bennett. Një vit pas
njohjes, çifti u martua. Në 9 vitet
që pasuan këtë lidhje ata patën
3 fëmijë: Kara, Edward Jr. dhe
Patrick. Por në vitin 1982 ata u
ndanë, sepse Ted nuk arriti
kurrë që të ishte bashkëshorti
besnik dhe Joan, si pasojë, ishte
zhytur në alkool dhe nuk shkë-
putej dot nga gjendja e tij
vetë thoshte shpesh se ndihej e
lodhur nga barra e të qenit një
Kennedy. Vite më vonë, në një
intervistë ajo deklaroi se duke u
martuar me një Kennedy, ajo
nuk e dinte se në çfarë familje e
historish po e fuste veten. Në
fakt ajo kishte një familje, biznesi
i së cilës ishte politika. Ted
studionte ende për ligje, kur
ndërkohë u bë menaxher i fushatës
së të vëllait, Jack, në përpjekjen
e tij për të fituar një
mandat të dytë si senator. Kjo
ishte një përvojë shumë e mirë
për Ted-in, sepse pa për herë të
parë nga afër votuesit dhe
kërkesat e tyre. Ai ishte fillimi që
e përgatiti për një të ardhme të
afërt, kur edhe ai do të ishte
kandidat për senator. Kur Jack u
zgjodh në Shtëpinë e Bardhë në
vitin 1960, familja donte që Tedi
të zinte vendin e të vëllait në
Senat, por ai ishte vetëm 28 vjeç,
pra 2 vjet para të 30-ve, vit i
lejueshëm për t‘u bërë senator.
Ndaj, në vend të Jack-ut u zgjodh
një mbështetës dhe besnik
i Kennedy-ve, i cili do t‘ia ruante
vendin Ted-it deri sa ai të
mbushte moshën dhe të kishte
fituar përvojën e duhur. Kohën
që kishte në dispozicion, Ted e
përdori për t‘u aftësuar e për t‘u
përgatitur për sfidën e afërt. Me
ndihmën e Jack-ut, ai iu bashkëngjit
një grupi senatorësh që
do të bënin një udhëtim faktmbledhës
në Afrikë. Më pas
shkoi në shumë vende të
Amerikës Latine, në Izrael dhe
Berlin. Ditën e Zgjedhjeve, me
54% të votave, Kennedy mundi
George Cabot Lodge, një pasardhës
i Waspiest nga New england
nje dinasti politike.
Ted kishte një vit në postin e
senatorit, kur JFK u vra në Dallas.
Për Ted ajo ishte më shumë
se një tragjedi personale. Ajo
ngjarje ishte një tërmet dhe e çoi
një hap më pranë marrjes përsipër
të barrës së rëndë të Kennedy-
ve. Ajo vrasje shënoi fillimin
e transformimit të tij në një
figurë të vërtetë publike. Si masë
të parë Ted ia dedikoi veten
kalimit të legjislacionit që kishte
qenë i rëndësishëm për të vëllain,
veçanërisht ligjit të të
drejtave civile JFK, të prezantuar
një verë para atentatit. Më
17 qershor, Ted u shtoi votën e
tij 73 votave të tjera të shumicës,
që vulosën ligjin historik të të
Drejtave Civile në vitin 1964. Më
pas ai hipi në bordin e një avioni
privat, që e çoi në Konventën
e Partisë Demokratike në
Springfield. Por ndërsa avioni
po kryente uljen në aeroportin
e Springfildit, ai u ngatërrua në
disa degë pemësh dhe u rrëzua
e shpërtheu. Nga ky aksident
humbni jetën piloti, një senator
nga Indiana, së bashku me të
shoqen dhe ndihmësi i Ted-it.
Vetë senatori u plagos, por ia
doli të mbijetonte. Pas kësaj, iu
deshën plot 5 muaj për të marrë
veten, të cilat më së shumti i
kaloi në spital. Kur u kthye në
Senat, një vit më pas ai iu fut
punës me energjinë që ka një
njeri që përjeton shansin e një
jete të dytë. Brenda një kohe të
shkurtër shijoi gëzimin e fitores
së realizimit të një tjetër objektivi
të lënë përgjysmë nga i vëllai,
reforma e kuotave të emigracionit
që mundësonte ardhjen
e më shumë emigrantëve nga
vende të tjera të Europës, përveç
pjesës veriore. Një vit më pas ai
siguroi mbështetjen federale
për krijimin e të ashtuquajturave
klinika të lagjes, që për të
ishte edhe hapi i parë që iu
përkushtua çështjes së kujdesit
shëndetësor, që u shndërrua në
një nga çështjet më të rëndësishme
për të cilat luftoi deri në
fund të jetës. Në vitin 1967, Kennedy
nisi të fl iste edhe kundër
luftës në Vietnam. Pezmatimi dhe
irritimi për këtë luftë të padrejtë
ishte një nga shkaqet kryesore që
e çuan vëllain e tij, Robert, të
vendoste kandidimin presidencial
në vitin 1968. Por, pas pak
kohe, edhe Bob pësoi një atentat
dhe iku nga kjo jetë. Vdekja e tij
ishte një moment kyç për Ted-in
dhe gjithë Kennedy-t. Barra e
ambicieve dhe e fatit të kësaj
familjeje të jashtëzakonshme
tashmë kishte rënë plotësisht mbi
shpatullat e Ted-it. Për vite të tëra
shanset e tij për të trashëguar
dinastinë kishin qenë të pamundura
nga prezenca e vëllezërve,
por tani pas ikjes së tyre ai ishte
shtylla e dinastisë. Dhe ishte
vetëm 36 vjeç. Kështu, kur Hubert
Humphrey humbi ndaj Niksonit
në vjeshtë, Ted u shndërrua në
shpresën e fundit dhe më të mirë
të liberalizmit. Kishte nga ata që
thoshin se atij i mungonte intelekti
i Jack-ut, apo pasioni i
Bob-it, dhe se gjithë jetën ai e
kishte kaluar nën hijen e tyre. Por
në fjalimin e tij të parë pas vrasjes
së Bob-it, Ted nënvizoi me forcë
temën që do të kishte qenë motoja
e jetës së tij të ardhshme
politike: "Si edhe vëllezërit e mi,
e i ndihmuar nga kujtimi e vepra
e tyre, do të përpiqem të çoj përpara
atë përkushtim të veçantë
për drejtësi, për çiltërsi, për
kurajë, që karakterizoi jetët e Jack
dhe Bob". Ky ishte momenti kur
shumëkush e pa Ted-in si Presidentin
e ardhshëm të vendit. Por
ishte vetëm një moment. Më 18
korrik të vitit 1969, Kennedy organizoi
një takim për 6 gratë që
kishin punuar në fushatën zgjedhore
të të vëllait. Takimi u organizua
në një shtëpi të marrë me
qira në ishullin Chappaquiddick.
Natën e takimit, në orën
1:15, Kennedy i kërkon shoferit
të tij çelësin e makinës për t‘u
larguar nga mbrëmja me Mary
Jo Kopechne, 28 vjeçe, një ishndihmëse
e të vëllait. Sipas
dëshmisë që dha më pas para
gjykatës, ai mori kthesën e
gabuar në një rrugë të errët e të
përbaltur dhe më pas në një urë
gjysmë të shembur. Makina u
përmbys e gjitha në ujë. Kennedy
ia doli që të shpëtonte,
ndërsa fatkeqësisht bashkudhëtarja
e tij jo. Në lidhje me këtë
ngjarje u diskutua shumë dhe
disa nga çështjet e dosjes nuk
janë mbyllur kurrë, si për shembull:
Ku po shkonte në atë orë të
vonë Kennedy me zonjushën?
Përse priti ai deri mëngjesin e
ardhshëm për të njoftuar organet
e policisë? Hetimi nxori
në dritë se Kennedy kishte gënjyer
në lidhje me disa momente
të tragjedisë dhe se mbi të gjitha
kishte qenë i pirë dhe i
papërgjegjshëm në timon. Sikur
të mos kishte qenë aksidenti i asaj
nate, Kennedy me siguri që do të
kishte shkuar në Shtëpinë e
Bardhë për demokratët në zgjedhjet
presidenciale të vitit 1972.
Ndërkohë ai u tërhoq mënjanë
atë vit, edhe në vitin 1976, pas
ngjarjeve të skandalit të Watergate,
që u duk se do t‘u sillte
fi toren demokratëve. Dhe në fakt
kjo ishte e vërtetë, veçse fi toren e
demokratëve e mori Jimmy Carter.
Për sa i takon Kennedy-t, ai
gjet çështje të tjera për t‘u marrë.
Në vitin 1970 ai paraqiti ligjin e
parë për krijimin e një sistemi
universal të mbulimit të kujdesit
shëndetësor. Ai u mor edhe me
ligjet e fl uturimit ajror dhe çështjet
e dënimit dhe faljeve për
kriminelët e dënuar. Ai promovoi
bisedimet për kontrollin e armatimeve
mes Bashkimit Sovjetik
dhe Shteteve të Bashkuara, por
gjithashtu ia kushtoi veten
kauzës së disidentëve sovjetikë
dhe emigrantëve hebrenj. Por
ngjarja tragjike e vdekjes së
vajzës ishte ajo që sabotoi më
shumë se çdo gjë tjetër tentativën
e tij për në Shtëpinë e
Bardhë dhe përpjekjen për të
mënjanuar Carter-in në vitin
1980. Thuajse tri dhjetëvjeçarë
më vonë, ajo fushatë ka mbetur
ende një çudi. Dallimet e tij
ideologjike me Carter nuk u
dukën kurrë mjaftueshëm për të
nisur një sfidë ndaj një Presidenti
të partisë së tij. Pakënaqësia
më e madhe që ai kishte ndaj
Carter ishte se ai nuk po bënte
përpara me shpejtësinë e duhur
për sa i përket reformës së kujdesit
shëndetësor, ose siç e
quante ai, "puna madhore e
papërfunduar e Partisë Demokratike".
Në një intervistë
televizive të vitit 1979, tri ditë
para se të niste fushatën e tij për
President, Kennedy i dha intervistuesit
një përgjigje krejt të
paqartë kur e pyeti se përse
donte të bëhej President. Ishte
e çuditshme se si njeriu që
kishte kaluar vite të tëra jete në
një trajektore shumë të gjatë për
të synuar Shtëpinë e Bardhë,
ende nuk e kishte të qartë plotësisht
se përse donte të bëhej
President. Në fund, dështimet
për këtë synim e çliruan Kennedy-
n nga një objektiv që më
shumë se vetë, ia kishin vënë të
tjerët mbi supe. Në Konventën
Kombëtare Demokratike ai dha
fjalimin e jetës së tij. Ishte fjalimi
i një njeriu që pavarësisht gjithçkaje,
nuk kishte aspak ndërmend
që të largohej nga skena e jetës
politike dhe publike, pavarësisht
humbjeve të njëpasnjëshme të
tentativave të fundit. Kjo, sepse
Shtëpia e Bardhë tashmë nuk
ishte objektiv apo opsion serioz
për të. Më në fund ai ishte i lirë
që të përqendrohej tek ajo çka e
bënte më mirë se çdo gjë tjetër:
ligji.
Ishte agimi i revolucionit reganian
dhe republikanët sapo
kishin marrë shumicën në Senat.
Sigurisht që ishte një periudhë
aspak e favorshme për të qenë
pishtarmbajtës i liberalizmit.
Por pikërisht në këtë kohë të
vështirë, Kennedy e mori përsipër
këtë rol gati të pamundur,
me shumë kënaqësi dhe besim.
Ai u shndërrua jo vetëm në
mbrojtës të besimit, por madje
në një lojtar shumë të aftë të
lojërave kongresuale. Në vitet
‘80 ai bëri një aleancë, për
shumëkënd të pamundur, me
republikanin konservator të
Utah, Orrin Hatch. Hatch dhe
Kennedy arritën për herë të parë
suksesin e miratimit të legjislacionit
të rëndësishëm për AIDS
në vitin 1988, i cili i hapte udhë
shpenzimit të shumë parave
për kurimin dhe edukimin e
njerëzve në lidhje me këtë sëmundje.
Dy vjet më vonë, ata
së bashku ngulmuan për miratimin
e Ryan White CARE,
një ligj në favor të asistencës së
njerëzve të infektuar me AIDS.
Por nëse Kennedy dinte si të
luante topin me palën kundërshtare,
ai dinte edhe si t‘i përdorte
topat për të goditur aty ku
duhej. Kur Regan u përpoq që të
çonte Robert Bork në Gjykatën
Supreme, ishte Kennedy ai që
drejtoi pa pikën e frikës fushatën
opozitare ndaj një veprimi
të tillë. Një nga pikat e dobëta të
Kennedy-t ishte dhënia pas femrave.
Kështu, vite më vonë atij iu
desh të dëshmonte edhe ndaj
akuzave që një vajzë e re bënte
ndaj nipit të tij për përdhunim,
ndërkohë që Kennedy disa
orë para se të ndodhte ngjarja
kishte dalë për të pirë me nipin
dhe të birin. Dalja e Kennedy-t
në këtë histori sërish u kujtoi të
gjithëve reputacionin e tij dhe
kjo ia dëmtoi disi karrierën. Pas
kësaj, Kennedy, i cili kishte kohë
që ishte ndarë nga Joan, vendosi
që të gjente grua. Kështu ai takoi
Victoria Reggie, një 37-vjeçare
juriste dhe avokate, që kishte
qenë për pak kohë punonjëse në
zyrën e tij në Senat. Në atë kohë
ajo jetonte në Washington me
dy fëmijët që kishte pasur nga
martesa e parë. Të dy nisën të
takoheshin me njëri-tjetrin dhe
një vit më pas u martuan. Martesa
e re e transformoi tërësisht
Kennedy-n, që nisi sërish të
ishte i përqendruar dhe shumë
efikas në objektivat legjislative
që i vinte vetes, të tilla si
miratimin e Ligjit për Familjen
dhe Lejen Mjekësore të viteve
‘90. Kur republikanët e rimorën
Kongresin në vitin 194, ishte
Kennedy që nxiti Clinton-in të
lëvizte majtas. Në atë kohë ai i
pat thënë Clinton-it: "E vetmja
gjë që do ta shkatërronte këtë
vend, do të ishte ekzistenca e
dy partive republikane".
Megjithatë, kur Presidenti i
ardhshëm u bë një republikan,
Kennedy u tregua i gatshëm
dhe i suksesshëm që të gjente
gjuhën e përbashkët të bashkëpunimit.
Kennedy pa dyshim
kishte shumë ndryshime dhe
mospërputhje me Bush-in, por
pozicionet e tyre dalluan shumë
në vitin 2002, kur Kennedy ishte
një nga 23 senatorët që nuk votuan
për ndërmarrjen e luftës në
Irak. Vite më pas ai do ta quante
atë "vota më e mirë e jetës sime
në Senat". Por më pas pati rastin
edhe për vota të tjera të mira.
Vota që e ndryshuan Amerikën,
duke e bërë atë një vend më të
mirë për të jetuar dhe gëzuar. Pa
Ted-in, trashëgimia e Kennedyve
do të ishte shndërruar prej
kohësh në një legjendë. Eduard
e mori në dorë mitin që i lanë
vëllezërit dhe i dha formën
e diçkaje reale dhe jetëgjatë.
John Kennedy, një javë pas betimit
presidencial në Shtëpinë e
Bardhë, në vitin 1961, i dha Tedit,
fëmijës së fundit të familjes,
një kuti cigaresh të gdhendur.
Në të shkruhej: "Dhe i fundit
do të bëhej i pari". Kjo ndodhi
50 vite të shkuara. Askush prej
vëllezërve nuk e dinte se kjo
profeci do të realizohej një ditë.
Ne, ndërkohë, e dimë.
Kennedy pa dyshim kishte
shumë ndryshime dhe mospërputhje
me Bush-in, por pozicionet
e tyre dalluan shumë në
vitin 2002, kur Kennedy ishte
një nga 23 senatorët që nuk
votuan për ndërmarrjen e luftës
në Irak. Vite më pas ai do ta
quante atë "vota më e mirë e
jetës sime në Senat"