Sarkozi kërcënon bankat: Ndryshoni pagesat e bonuseve, ose sanksione
Presidenti francez, Nikolas
Sarkozi, deklaroi se Franca do
të ndalojë së fi nancuari bankat
që refuzojnë të pranojnë limitet
e përcaktuara nga qeveria për
kompensimin e bankierëve.
"Tani e tutje Franca nuk do
t‘u japë mandate bankave që
nuk i aplikojnë rregullat tona.
Është plotësisht e mundur që të
ndryshohen rregullat e sistemit
fi nanciar", ka deklaruar ai pas një
takimi me shefat ekzekutivë të
bankave më të mëdha të vendit të
tij, në Paris. Në fakt, në fjalën e tij,
ai nuk vuri ndonjë linjë dalluese
mes bankave të vendit të tij dhe
institucioneve të huaja fi nanciare
për sa i përket zbatimit të këtyre
kritereve. Ekzekutivët nga institucione
të fuqishme fi nanciare
si "BNP Paribas SA" dhe "Societe
Generale" premtuan të shtynin
afatin e pagesës së bonuseve për
tre vjet dhe të paguanin vetëm
një të tretën e tyre dhe këtë në
aksione. Ata premtuan edhe në
ndalimin e praktikës së pagesave
të garancisë ndaj të punësuarve
të tij. Kërcënimi i Sarkozisë ka
hapur një rrugë të re për qeverinë
që të ulin shifrat e kompensimeve
dhe pagesave të larta për ekzekutivët
e tyre, ndërkohë që po
punojnë me paratë e ofruara nga
taksapaguesit. Sarkozi deklaroi
se ai do ta çonte propozimin e
tij edhe në mbledhjen e liderëve
të G20, që do të organizohet në
Pittsburg muajin e ardhshëm. Ky
takim pason atë të Londrës në 20
prillin e kaluar dhe në të do të diskutohen
rregulla më të rrepta për
pagesat e bankierëve. "Unë do
të luftoj në takimin e ardhshëm
që të amplifi koj zotimet e bëra
në Londër. Problemi nuk është
vetëm me Francën, por është
global dhe duhet që të trajtohet
në mënyrë globale. Franca nuk
do të qëndrojë në pritje, por do
të veprojë".
Sarkozi, deklaroi se Franca do
të ndalojë së fi nancuari bankat
që refuzojnë të pranojnë limitet
e përcaktuara nga qeveria për
kompensimin e bankierëve.
"Tani e tutje Franca nuk do
t‘u japë mandate bankave që
nuk i aplikojnë rregullat tona.
Është plotësisht e mundur që të
ndryshohen rregullat e sistemit
fi nanciar", ka deklaruar ai pas një
takimi me shefat ekzekutivë të
bankave më të mëdha të vendit të
tij, në Paris. Në fakt, në fjalën e tij,
ai nuk vuri ndonjë linjë dalluese
mes bankave të vendit të tij dhe
institucioneve të huaja fi nanciare
për sa i përket zbatimit të këtyre
kritereve. Ekzekutivët nga institucione
të fuqishme fi nanciare
si "BNP Paribas SA" dhe "Societe
Generale" premtuan të shtynin
afatin e pagesës së bonuseve për
tre vjet dhe të paguanin vetëm
një të tretën e tyre dhe këtë në
aksione. Ata premtuan edhe në
ndalimin e praktikës së pagesave
të garancisë ndaj të punësuarve
të tij. Kërcënimi i Sarkozisë ka
hapur një rrugë të re për qeverinë
që të ulin shifrat e kompensimeve
dhe pagesave të larta për ekzekutivët
e tyre, ndërkohë që po
punojnë me paratë e ofruara nga
taksapaguesit. Sarkozi deklaroi
se ai do ta çonte propozimin e
tij edhe në mbledhjen e liderëve
të G20, që do të organizohet në
Pittsburg muajin e ardhshëm. Ky
takim pason atë të Londrës në 20
prillin e kaluar dhe në të do të diskutohen
rregulla më të rrepta për
pagesat e bankierëve. "Unë do
të luftoj në takimin e ardhshëm
që të amplifi koj zotimet e bëra
në Londër. Problemi nuk është
vetëm me Francën, por është
global dhe duhet që të trajtohet
në mënyrë globale. Franca nuk
do të qëndrojë në pritje, por do
të veprojë".