E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenton të therë me thikë tre policë

Prishtinë, 1 gusht - Tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës të shtunën mbrëma janë sulmuar fizikisht nga dy persona në rrugën “Carraleva” të kryeqytetit, derisa ata po hetonin një rast të therjes me thikë.

Punonjësit e policisë kanë qenë duke kërkuar informacione nga dy të rinj. Por, mosbindja e tyre ka arritur deri në reagimin fizik ndaj policëve dhe, gjatë konfliktit, njëri prej të rinjve ka nxjerrë thikën dhe ka plagosur lehtë punonjësit e forcave të rendit.

Dy policë kanë pësuar lëndime të lehta trupore, ndërsa dy të dyshuarit janë arrestuar.

“Tre pjesëtare të Policisë së Kosovës janë sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj me kombësi shqiptare. Dy pjesëtarë të PK-së kanë pësuar plagë të lehta trupore. Ndërsa dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›