Tetë të arrestuar për përdorim të armëve në ahengje

Prishtinë, 2 gusht - Në tetë raste të ndryshme në Prishtinë, Mitrovicë dhe Prizren policia ka konfiskuar katër armë automatike AK 47 dhe katër revole (tri të tipit TT dhe një Zastava) si dhe janë arrestuar tetë të dyshuar për përdorim të tyre nëpër ahengje familjare, bën të ditur policia.
Një prej rasteve të tilla është raportuar të ketë ndodhur dje në Suharekë, rreth orës
16:00, kur një i dyshuar mashkull ishte arrestuar pasi kishte shtënë me armë zjarrit në ajër. Nga i dyshuari është konfiskuar një revole e tipit TT me 12fishekë të kalibrit 7.62mm, ndërkaq në fshatin Drenoc të Malishevës është konfiskuar një armë automatike AK 47 me 136 fishekë të kalibrit 7.62mm dhe është arrestuar një i dyshuar tjetër, po për shkak të shtënies me armë.
Vetëm në Mitrovicë janë regjistruar katër raste të tilla, ku janë konfiskuar tri armë
automatike të llojit AK 47 dhe një revole. Këto raste janë raportuar në fshatrat Strofc (Vushtrri), Kuqicë dhe çubrel (Skenderaj) dhe një në rrugën "Dëshmorët e Kombit" në Mitrovicë. Si pasojë e përdorimit të armëve të zjarrit nëpër ahengje familjare është plagosur një fëmijë dyvjeçar në Mitrovicë. Fëmija, derisa po ecte i shoqëruar nga prindërit e vet në rrugën "Dëshmorët e Kombit", afër parkut të qytetit në Mitrovicë, ishte plagosur nga një plumb (plumb "qorr", që dyshohet të ketë ardhur nga një shkrehje e armës në ahengje familjare) në këmbën e djathtë. Fëmija i lënduar është dërguar në emergjencë në Mitrovicë dhe pas trajtimit mjekësor i është liruar në shtëpi.
Me qëllim të ruajtjes së jetës dhe pronës së qytetarëve dhe parandalimit të të
shtënave me armë zjarri në ahengje, Policia e Kosovës do të ndërmarrë masa përfshirë këtu edhe ndalimin e kolonës së dasmorëve dhe bastisje në shtëpi të të dyshuarve.