E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vëllai vret vëllanë nga pakujdesia

Rrogozhinë, 1 gusht - Vëllai vret vëllanë me automatik. Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e sotme në qytetin e Rrogozhinës, ku shtetasi Dashnor Proshka ka qëlluar me armë zjarri, tip automatik, vëllanë e tij, Pëllumb Proshkën.

Mësohet se vrasja e ndodhur në banesën e autorit në lagjen nr. 1 të qytetit së Rrogozhinës ka qenë aksidentale. Dashnor Proshka ka qëlluar mbi vëllanë e tij nga pakujdesia.

Këto janë të dhënat e para të ngjarjes që tronditi paraditen e sotme qytetin e Rrogozhinës, ndërsa pritet që policia të nisë hetimet për të zbardhë më shumë detaje.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›