Faji i motit Shteti pasiv ne 20 vjet

Permbytjet/ Flasin intelektuale te ndryshem te Shkodres. shte faj vetem i motit apo edhe i njerezve pergjegjes per te marre masat dhe per te parandaluar problemet.
Prof. Dr. Mahir Hoti president i Forumit Nderkufitar te Liqenit te Shkodres
Situaten e krijuar e vleresoj si te jashtezakonshme ku nje pjese e lagjeve te qytetit si ajo tek ish-zooteknika Xhabije Asajem e Bahcallek si dhe zona e Nenshkodres eshte nen uje. Kjo ka ardhe nga reshjet disaditore dhe shkarkimet e detyruara nga liqenet e hidrocentraleve.
Ndryshe nga muaji janar i ketij viti ku situata u krijua nga shkarkimet jograduale dhe ne kohen e duhur te ujerave te tepert nga liqenet e hidrocentraleve mbi lumin Drin tani situata eshte ndikuar nga reshjet e gjata pra rrjeti ujor jashte kaskades. Ne keto kushte imponohen shkarkime qe e rendojne problematiken.
Per mendimin tim shkak jane masat e pamarra sistemuese ne keta 20 vjet ku ka pasur vetem disa zgjidhje pjesore ne zonen e Lezhes dhe disa nderhyrje modeste ne argjinaturen e Dajcit gjate ketij viti. Nuk jane marre masa si thellimi apo zgjerimi i lumenjve aty ku ka ndertime qe e kane ngushtuar shtratin normal.
shte per te ardhur keq qe behet alarm kur ka ndodhur dhe nuk merren masa perpara. Ne kete situate nuk mund te behen sistemime hidrologjike pasi eshte nje situate e tejskajshme.
Sot merren vetem masa te karakterit social - ekonomik per te evituar demet ne njerez dhe sa eshte e mundur ne gjene e gjalle apo banesat. Lumi Buna qe une e kam vezhguar dhe sot leviz teper ngadale jo lirshem sepse e pengon Drini dhe shtrati i cenuar nga mbimbushjet natyrale dhe njerezore.
Perrenjte tek mbushin liqenin dhe ky e shtyn Bunen qe nuk ka mundesi te derdhe ne det normalisht. Lumi Moraca qe eshte furnizuesi kryesor i liqenit sipas matjeve te bera sjell 35 here me shume se normalja qe eshte 190m3 uje ne sekonde.
Kjo sjell fryrjen e vershimit dhe te perrenjve qe jemi mesuar ti shohim me se shumti vetem zhavorre si Perroi i Thate apo ai i Banushit qe sjellin efekte negative.
Ka ndikuar dhe rrjedhja e ujit nga shpatet e maleve ku ka shatervane uji qe kalojne ne mbingopje dhe sifonet shperthejne.
Duhet te kihet parasysh se muajt nentor-dhjetor kane sasine me te madhe te reshjeve vjetore 30 te totalit te reshjeve vjetore ndodh ne keto dy muaj. Dihet se reshjet ne rajonin e vendit tone jane te crregullta kemi shume reshje ne zona te vecanta me shume se eshte normalja ndersa ka zona ku ato mungojne 3-4 muaj.
Ka dhe nje bilanc negativ qe shfaqet kete here kemi luhatje temperaturash qe shkaktojne shkrirje te menjehershme te bores qe bie qe nuk shkrihet gradualisht dhe ngadale por njeheresh dhe kjo nuk eshte karakteristike per pellgun ujembledhes te Shkodres por qe ne kete rast mbingopet.
Dua te theksoj nje fakt qe me ben pershtypje. Nuk ka matje te sasise se reshjeve ditore apo vjetore. Jepen te dhena per temperaturen madje dhe ne rajon e me gjere dhe nuk jepen per reshjet. Ne zonen e Nenshkodres ka pasur 11 stacione metereologjike per matjen e temperaturave dhe reshjeve.
Por sot nuk ka jane prishur dhe kane mbetur vetem disa segmente te vogla te institutit te hidrometereologjise i cili iu bashkangjit gjeoshkencave ne universitetin politeknik ne kuader te shkrirjes se akademise se shkencave dhe institutive shkencore. Ka pesuar demtime struktura matese. Te gjitha keto shkaktojne probleme ne nyjen hidrografike te Shkodres probleme qe po shfaqen qarte gjate ketij viti.
Gezim Uruci speleolog
Duke qene njohes i alpeve shqiptare them se puset e rruget nentokesore karstike jane te bllokuara. E kam verejtur dhe gjate veres ne disa shpella si tek Maja e Harapit etj. Nuk ka ndodhur qe liqenet nentokesore ne shpellat e alpeve ilirike rruget nentokesore te kene qene aq te mbushura.
Ato nuk ka qene e mundur te akumulohen dhe ndodhen te pashkarkuara pasi kapaciteti i tyre karstik nuk i perballon. Uji nuk rrjedh ne rruge tokesore por shperthen e rrjedh me fuqi nga shpatet dhe ky uje nuk ka ku shkon nuk ka vend ku te akumulohet dhe gerryejne shpatet e maleve dhe me pas demtojne brigje ura etj. Shihet mbushja e depozitave nentokesore qe nuk mbajne me vec shperthejne dhe sjellin vershime.
Keto nuk jane ne doren e njeriut. Hapesira ujore e rajonit ruan nje potencial te madh hidrik te alpeve ilirike. Keto luajne rol te madh ne furnizimin e liqeneve lumenjve perrenjve.
Lindita Bushati biologe
U bene disa dite qe ne zonen e Nenshkodres dhe disa lagje te qytetit mbreteron uji qe ka sjelle probleme te shumta perfshire dhe qarkullimin normal. Zona e Shkodres njihet si zone me rrezikshmeri ujore dhe ne kete rast mendoj se ka ndodhur mbingopja e liqenit te Shkodres i cili nuk thith me dhe uji del ne pjesen e fillimit te qytetit.
Si biologe pervec demeve qe shkakton tek ata qe jetojne ketu e shoh te demtuar dhe gjallesen e liqenit qe po shteron ndersa bimesia e tij demton kalimin.
Kjo zone njihet si problematike por kushtet atmosferike te pazakonta te ketij viti reshjet e sterzgjatura e kane renduar situaten dhe kane dhene alarmin. Por ndonese problemi eshte i njohur ne vite keto permasa jane alarmante. Ka nje shtab emergjence qe po merret me menaxhimin e situates dhe kjo kerkon gatishmeri dhe potenciale te medha. Thuhet se nje situate e tille ndodh nje here ne 100 vjet por gjate ketij viti ajo u perserit disa here.
Majlinda Angoni biznesmene
Nje situate e tille nuk mbahet mend. Jane dukuri te papara levizje temperaturash qe sjellin debore ne male e shkrirje te menjehershme te tyre vershime perrejsh qe ndodhin rralle.
Shteti po perpiqet qe te menaxhoje ate qe po ndodh edhe pse duhej te ishte menduar qe me pare per infrastrukturen ne nderhyrjet ne argjinatura hidrovore ne moslejimin e ndertimeve ne shtratin e lumenjve qe e ndryshojne rrjedhen e tyre pra te kishte nje menaxhim me te mire te territorit. Ajo qe po ndodh nuk ndalet shpresohet qe pasojat te jene te perballueshme e jo te renda.