Dorela kerkon mbrojtje ne Gjykate nga vjehrret

TIRAN- Problemet ne familjen e Dritan Dajtit nuk kane te sosur. I ndodhur prapa hekurave te Spitalit te Burgut i ulur ne karroce invalidesh per shkak te plageve te marra ne momentin e arrestimit te tij ku edhe u vrane kater efektive te policise dhe nje miku i tij Dajti tashme duhet te perballet edhe me problemet ne familje. Ky problem fatekeqesisht haset rendom ne familjet shqiptare.
Dorela Dajti bashkeshortja e te akuzuarit si vrases i kater policeve nepermjet nje padie ne Gjykaten e Shkalles se Pare ne kryeqytet kerkon mbrojtje nga policia pasi i rrezikohet jeta nga vjehrri i saj Hasani. Sipas padise jeta e saj dhe femijeve i rrezikohet nga vjehrri Hasan Dajti pasi ai edhe pse ne moshen 70- vjecare e ka kercenuar se do ta vrase.
Nderkaq edhe vjehrri dhe vjehrra apo babai dhe nena e te akuzuarit per vrasje kane siguruar nje vendim Gjykate i cila urdheron efektivet e policise qe dy pensionistet te ruhen nga nusja e djalit te tyre pasi ndihen te kercenuar. Keto padi dhe kundra padi tashme ndodhen ne Gjykate dhe priten te shqyrtohen.
Sipas paditeses bashkeshortes se Dajtit vjehrri i saj e ka kercenuar ate dhe vajzen e vogel bashke edhe me kusheririn e saj se do ti vriste duke i kerkuar te largoheshin nga shtepia e banimit. I gjithe sherri mes tyre sipas padise ka nisur per keputjen prerjen e kabllit te televizorit te cilen e kishte bere vajza e vogel e Dajtit.
Ky veprim ka irrituar Hasanin i cili pervec se e ka qelluar me shpulle vajzen e vogel ka kerkuar nga nusja e djalit femijet e saj dhe kusheriri te largoheshin nga banesa ku qendronin. Hyrje kjo sipas padise e ndertuar si shtese pa leje nga vete i arrestuari Dajti ne kohen qe ai ishte shpallur ne kerkim.
Edhe plaku Hasan Dajti ka pranuar shkakun e sherrit ne polici ate te keputjes se kabllit te televizorit si dhe ka kerkuar te largohej nga banesa e tyre kusheriri i nuses i cili prej disa kohesh i qendron afer Dorela Dajtit duke e ndihmuar per punet e ndryshme si per ushqimet qe ia dergon te pandehurit Dajti ashtu edhe per kujdesin ndaj femijeve.
Pritet qe ne ditet ne vazhdim keto padi te shqyrtohen dhe te vendose gjykata se cfare te behet mes prinderve dhe bashkeshortes se Dritan Dajtit. Ky i fundit po gjykohet per vrasjen e pesefishte te ndodhur me 7 gusht 2009 ne Durres.