E Diel, 1 Nëntor 2026

Vidhet makina, policia ia faturon 21-vjeçarit të dënuar

Autori i Lajmit: red.
Vjedhja e një makine në kryeqytet i është fatuar dje një 21-vjeçari të dënuar për të njëjtën vepër penale. Burime nga policia bënë të ditur se pas vjedhjes së një marketi, e ndodhur rreth dy muaj më parë, specialistët e Seksionit kundër Vjedhjeve të Tjera kanë mundësuar identifikimin e autorit të dyshuar të kësaj vjedhjeje, i cili është Rifat Arexhi, 21 vjeç, banues në Tiranë. Burimet bëjnë të ditur se Rifat Arexhiut iu dokumentua tërësisht implikimi i tij në këtë vjedhje. Ndërkohë, pas verifikimeve të kryera në drejtim të tij, rezultoi se ky shtetas aktualisht vuan dënimin në burgun Nr.302 në Tiranë, sepse akuzohet për konsumim të veprës penale të vjedhjes.
Materialet do t i bashkangjiten procedimit penal, për t iu dërguar më pas Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ky lajm është publikuar: 28/06/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›