Bllokohet municion armësh në Shkodër
Autori i Lajmit: red.
Forcat e Policisë së Shkodrës bllokuan sot, gjatë kontrolleve në disa zona të qarkut, një sasi armësh luftarake dhe municione që mbaheshin pa leje. Burime nga Policia e Shkodrës bëjnë të ditur se aksioni i kontrollit u organizua në kuadër të një operacioni dyditor me emrin e koduar “Goditja”. Sipas të njëjtave burime, mësohet se gjatë këtij operacioni në lagjen “Fahri Ramadani” të qytetit të Shkodrës, 26-vjeçarit Marash Çobaj, lindur në fshatin Mazrek, në komunën Gur i Zi dhe banues në fshatin Grudë e Re, komuna e Rrethinës së Shkodrës, i janë kapur në flagrancë një armë zjarri tip pistoletë “Zastava”, bashkë me një krëhër me 7 fishekë, të cilat i mbante pa lejë. Edhe gjatë kontrollit në lagjen “Kiras” të Shkodrës, në banesën e 44-vjeçarit Brahim Reçaj, lindur në fshatin Gruemirë të rrethit të Malësisë së Madhe, u gjetën dhe u sekuestruan dy armë zjarri automatike, si dhe tre krëhëra me nga 30 fishekë, të cilat ai i mbante pa leje.
Të njëjtat burime bënë të ditur se në kuadër të këtij operacioni, pas një informacioni që kishin marrë në rrugë operative, forcat e policisë të Komisariatit të Shkodrës parandaluan një vrasje, duke arrestuar në flagrancë Pashk dhe Lekë Dukën. Gjatë kontrollit atyre iu kap dhe iu sekuestrua arma e zjarrit tip automatik, me të cilën do të kryenin krimin. Policia bëri të ditur se të gjithë qytetarët e mësipërm u arrestuan dhe se janë kryer veprimet procedurale që këto raste t i kalojnë Prokurorisë së Rrethit për veprime të mëtejshme.
Ky lajm është publikuar: 11/11/2008