E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mes breshërisë së plumbave plagoset 63-vjeçari

Ngjarja ndodhi pranë shkollës “Ibrahim Rugova”, ku ka mbetur i plagosur shtetasi Riza Musaj, 63-vjeç.

Forca të shumta policie shkuan në vendin e ngjarjes ku kanë nisur hetimet. Dy automjete mbetën të dëmtuara nga breshëria e plumbave, përkatësisht një tip Golf me targa greke dhe një tjetër tip Benz.

Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes, shtetasin Flamur Lika, për të cilin po punohet për ta arrestuar. Ende nuk dihen motivet e ngjarjes. /Start/

                                                                                             2012-01-10 17:29
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›