E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prezantohet drejtori i spitalit

 

ELBASAN - Prezantohet drejtori i Qendrës Spitalore në Elbasan. Me urdhër të ministrit të Shëndetësisë Petrit Vasili, dje u bë zëvendësimi i drejtuesit të qendrës spitalore. Kështu, u largua nga detyra mjeku gjinekolog Arben Paralloi, i emëruar afro një vit e gjysmë më parë dhe vendin e tij e zuri mjeku psikiatër,  Pjerin Xhuvani. Drejtori i ri Xhuvani, më parë ka drejtuar spitalin Psikiatrik në Elbasan. Falë punës së tij dhe mbështetjes së ministrisë, ky spital u rikonstruktua duke u kthyer në një ambient të përshtatshëm për të sëmurët mendorë. Xhuvani është kreu i LSI-së në Elbasan. Në zgjedhjet e 28 qershorit ai ishte i dyti në listën e deputetëve të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim. Në fjalën përshëndetëse, drejtori theksoi se prioritet i punës së tij do të jenë ndërtimi i spitalit të ri kirurgjik, sistemimi i shumë problemeve që ka sot spitali, si dhe lufta ndaj mjekëve që abuzojnë me detyrën.         a.k

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›