E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitet argjendaria, në kërkim autorët



POGRADEC - Një dyqan argjendarie është grabitur dje nga persona ende të panjohur. Burimet të Policisë së Pogradecit bëjnë të ditur se denoncimi është bërë nga një grua, bashkëpronare e dyqanit të sendeve të çmuara që gjendet në Lagjen Nr. 4 të qytetit buzë liqenit. Sipas denoncimit, autorët ishin dy meshkuj të maskuar të cilët kishin armë zjarri madje kanë qëlluar me plumba në ajër në arrati e sipër. Gjithçka ka ndodhur në momentet kur pronarja e dyqanit po dilte që andej pasi e kishte mbyllur dhe iu kërkua me dhunë çanta ku kishte paratë si dhe pjesën më të rëndësishme të mallit me vlerë të dyqanit që e merrte çdo natë me vete në shtëpi. Forca policie kanë shkuar në vendngjarje dhe po kryerjen hetime. Ndërkohë janë bërë kontrolle të shumta në zonën përreth por nuk ka të dhëna për lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

16 Mars 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›