Tepelenë, ndalohet një person i dënuar më parë
Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Gjirokastrës pohuan se Latif Zholi, 70 vjeç, në vitin 1997 ishte arratisur nga Burgu i Bënçës, ku vuante dënimin.Sipas policisë, Latif Zholi, nga fshati Progonat i Tepelenës, ka vrarë me çifte kushëririn e tij, A.Zh., 25 vjeç në vitin 1994. Gjatë vitit të kaluar, Drejtoria e Policisë së Qarkut të Gjirokastrës ka ndaluar 22 persona të shpallur në kërkim, prej të cilëve 20 janë ndaluar në vijën e gjelbër, në kufirin Shqipëri-Greqi.