E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rinas, mbërrijnë dy helikopterë nga Italia

Lajmi u bë i ditur nga burime zyrtare nga Qendra Operacionale e Komitetit Ndërministror të Emergjncave Civile. Sipas tyre, dje mbërritën dy ekipet greke të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi me 35 efektivë me të gjitha mjetet dhe pajisjet e nevojshme, ndërsa mëngjesin e sotëm, një ekip slloven i ndihmës për emergjencën, të cilët  në bashkëpunim me ekspertët shqiptarë nisën operacionin për shpërndarjen e ndihmave humanitare për banorët e fshatit Kuç, rreth 5 kilometra larg Shkodrës.Ekipe të emergjencës me ekspertë kanë mbërritur edhe nga Kosova dhe Maqedonia dhe gjenden në terren, duke u bërë pjesë integrale e operacioneve shqiptare. Sot nga Shkodra ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, vlerësoi mbështetjen e deritanishme të vendeve të NATO-s dhe BE-së dhe informoi mbërritjen e një ekipi vlerësimi nga Brukseli, që tashmë është atashuar në Prefekturën e Shkodrës.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›