Tepelene operacion antikanabis sekuestrohen 167 rrenje
Monitorimi nga ajri me helikopter i territorit të Rrethit Tepelenë të realizuar para disa ditësh, ka evidentuar në përroin e fshatit Krahs mes pemëve të mëdha dhe shkurreve një parcele të kultivuar me bimë narkotike Kanabis Sativa. Gjatë operacionit antikanabis janë sekuestruar 167 rrënjë bimë kanabis sativa ndërsa është shpallur në kërkim policor një banor i fshatit Krahës 2 që kishte kultivuar bimën narkotike. Ndërsa në vijim të operacioneve Antidrogë në Gjirokastër është sekuestruar edhe 2 kg mariuanë dhe është arrestuar në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike.Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve kanë zhvilluar një kontroll në banesën e shtetasit Arenc Haxhiraj , ku nga kontrolli rezultoi se në një nga dhomat e banesës së tij , poshtë divanit u gjetën dy pako të mbështjella me letër natriban me peshë të ndryshme gjithësej 2 kilogramë Mariuanë .