Tepelenë, vdes 27-vjeçari, nga kontakti me tensionin e lartë
TEPELENË- Një 27-vjeçar mbeti i vdekur, pasi ra në kontakt me linjën e tensionit të lartë. Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në qytetin e Tepelenës.
Burimet policore bëjnë me dije se 27-vjecari Sejdo Kamberi po punonte si suvaxhi në një godinë në ndërtim në qytetin e Tepelenës dhe ndërsa po ngrinte në faqen anësore të katit të dytë të godinës një skelë për të suvatuar, një tub ka prekur linjën e tensionit të lartë.
Prekja ka qënë fatale për 27-vjecarin, duke i shkakuar atij vdekjen e menjëhershme.
(e.m/atsh/BalkanWeb)