E Diel, 1 Nëntor 2026

160 turistë shqiptarë bllokohen në Sharm El Sheik, hesht kompania

SHARM EL SHEIK- Rreth 160 shqiptarë janë bllokuar në aeroportin e Sharm El Sheik. Nisja me carter e turistëve shqiptarë ishte parashikuar në orën 15:00, ndërkohë pa marrë asnjë sqarim nga kompania janë bllokuar në aeroport.

Një nga pasagjerët shqiptar në një lidhje telefonike me TV NEWS24 sqaron se kanë tentuar të kontaktojnë me kompaninë, por pa rezultat,

“Flas nga Sharm El Sheik dhe problemi jonë është se ne duhet të iknim nga restore ynë këtu. Nisja për në Tiranë duhet të bëhej rreth orës 15:00 me carterin e kompanieve turistike që kanë marrë përsipër këtë udhëtim, por ne sapo na kanë lajmëruar se nisja do të bëhej në orën 23:00, gjithmonë kjo sipas kompanisë. Problemi ynë është se ne këmi bërë cek-out në hotel dhe jemi të paktën nga hoteli që po flas jemi 28 shqiptarë , por një pjesë e mirë e turistëve kanë bërë cekin dhe kanë ngelur në aeroport. Problemi i dytë është tek netët e fjetjes sepse neve na kanë premtuar 10 net fjetje, ndërkohë që tani jemi vetëm me 9 netë fjetje. Cekinin në hotel e kemi bërë në orën 12:30 të natës të datës 12 jo të datës 11 sic na është premtuar”,- deklaroi pasagjeri.

Ndërkohë pasagjeri thotë se nisja është shtyrë për në orën 23:00 të mbrëmjes dhe tashmë kanë mbetur në rrugë me fëmijë.
“Problemi ynë është se kemi mbetur pa pije, pa ngrënë, darka normalisht nuk ësthë e paguar se ne kemi bërë dhe cek-out. Këtë të hotelit po na detyrojnë të dalim jashtë pasi për ta ka mbaruar afati që kishim paguar. Në total jemi 150-160 shqiptarë. Kemi kontaktuar me kompaninë , por në bazë të numrave që kemi marrë nga kompania asnjëri prej tyre nu është disponibël. Bie, por asnjë nga ato nuk na e hapin. Ndërkohë që kemi bërë lajmërimin tek personat tanë në Shqipëri që të lajmëronin kompaninë, pasi ndryshe nuk kihsim mundësi. Ne kemi ngelur jashtë hotelit, merrni me mend edhe temperaturat e larta. Këtu ka familjarë me fëmijë të vegjël. Pjesa tjetër kanë vajtur në aeroport, kanë bërë dhe cekinin dhe deri në orën 23:00”,- theksoi pasagjeri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›