Vrasja e Anisa Opingarit, misteri i telefonatës së fundit
FIER- Zbardhen të tjera detaje lidhur me vrasjen e 25 vjecares Anisa Opingari, trupi i të cilës u gjet i masakruar gati 1 javë më parë në plazhin e Shëngjinit.
Burime zyrtare të tre policive lokale të përfshira në hetime, ajo e Beratit, Lezhës dhe Fierit bëjnë të ditur se ende po punohet për zbardhjen e plotë të vrasjes së mistershme të nënës së dy fëmijëve, ndërsa hetimet janë përqëndruar në pistën e një lidhjeje jashtëmartesore të 25 vjecares.
Sipas burimeve policore, Opingari nuk ka qenë e martuar ligjërisht, ndërsa kishte nisur të bashkëjetonte që në moshen 15 vjecare, me atë që tashmë nga te afermit quhej bashkëshorti i saj.
HISTORIA
Fillimisht lidhja e çiftit nuk ka pasur miratimin e prindërve të Opingarit.Për 4 vite me radhe ata kishin jetuar në Greqi, së bashku me dy fëmijët, ndërsa para pak vitesh Anisa Opingari së bashku me fëmijët do të kthehej në Shqipëri, ku do të jetonte së bashku me prindërit e bashkëshortit në qytetin e Fierit, ndërsa ky i fundit do të vijonte jetesën në emigrim. Sherret në familje nisën 4 muaj më parë, pasi Opingari ishte bërë pjesë e dëshmitareve të Jehovait, një zgjedhje që nuk kishte miratimin e vjehrrit dhe të vjehrrës së saj. Kjo çoi në ndarjen e saj të përkohshme nga bashkëshorti, i cili me pas do ta bindte të rikthehej.
DITET E FUNDIT TE ANISES
Sipas policisë një javë para vrasjes së saj, Anisa Opingari kishte kryer një telefonate anonime, ku kishte biseduar me prindërit e saj. Bazuar në të dhënat e policisë, 25 vjecarja u kishte deklaruar atyre se ishte larguar nga shtëpia dhe u kishte thënë që të mos e kërkonin. Telefonata ishte kryer rreth ores 23:00 të asaj mbrëmjeje, pasi Opingari i kishte lënë fëmijët në banesën e bashkeshortit. Policia ka deklaruar se po heton për zbardhjen e numrit nga i cili ka ardhur telefonata e fundit e 25 vjecares, që mund të cojë dhe në zbardhjen e autorit të vrasjes, i cili dyshohet të ketë pasur lidhje intime me Opingarin.
Sakaq, bashkeshorti i 25 vjecares, është kthyer në Greqi, menjëherë pasi mori pjesë në ceremoninë e varrimit të Anisa Opingarit.
(s.g/BalkannWeb)