E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tepër brutal për kinema

Pjesa e tretë e filmit “Hostel” do të distribuohet vetëm nëpërmjet DVD’ve, sepse, filmi “Hostel 3” është tepër brutal për t’u shfaqur në kinema.

Filmin "Hostel 3" me këto fjalë e kanë përshkruar vetë producentët e tij. Prandaj, për dallim nga dy pjesët e para të filmit, pjesa e tretë e serialit të shtëpisë filmike Sony Pictures Home Entertainment duket se do t’i frikësojë vetëm shikuesit e ulur në ulëset e buta të shtëpive të tyre.

Në pjesën e tretë të filmit, ngjarja transferohet nga Evropa në Las Vegas, megjithëse “gjithçka tjetër mbetet e njëjtë”. Një grup djelmoshash do të jenë shënjestra e një vrasësi sadist, i cili kësaj radhe do të shfaqë “një kreativitet të paimagjinueshëm për torturimin e viktimave” të tij.

Kështu që, edhe pse do të distribuohet vetëm në DVD format, filmi “Hostel 3” në fakt nënkupton një përmbajtje edhe më të përgjakshme dhe më vulgare se ajo që në kinema paraprakisht sollën dy filmat origjinalë të Roth.

Ndryshe regjinë e filmit "Hostel 3" e ka bërë Scott Spiegel (From Dusk Till Dawn 2), ndërsa skenarin e ka shkruar Michael D. Weiss (The Butterfly Effect 2). Filmi është paraparë të publikohet në formatet Blu-Ray dhe DVD, më 27 dhjetor.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›