E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zogaj: Aleatët të sigurojnë vetëpërfaqësimin

Partia Demokratike i zgjat dorën e bashkëpunimit aleatëve. Në kërkim të mandatit të dytë, partia më e madhe është duke menduar strategjinë e zgjerimit të koalicionit blu. Deputeti i PD-së në Lezhë, Preç Zogaj, pohoi se "për të arritur një qeverisje të qëndrueshme pas 28 qershorit, Partisë Demokratike i duhen aleatë, me të cilët mund të marrin një numër të konsiderueshëm deputetësh". Përballë pretendimeve të partive të vogla të djathta për një formulë bashkëpunimi, që u garanton atyre sa më shumë mandate deputetësh, vetë demokratët kërkojnë një aleat, i cili të mund të sigurojë vetëpërfaqësimin në Parlament. Çdo parti e djathtë do të shkojë në zgjedhje me lista të veçanta dhe votat do të llogariten në bazë të koalicionit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›