Nga urrejtja në paqe

Fatmire Feka lëshoi një shikim të shpejtë në qiellin mbi fshatin e saj në Kosovë. Retë e stuhisë errësuan horizontin dhe shiu filloi të bjerë.
“Ndjeva sikur Zoti po qante me lotët e dhimbjes. Zoti po qante sepse ai e dinte se çka do të ndodhte”, kujton ajo. Ishte një mëngjes i ftohtë i së martës, më 20 prill 1999 dhe Fatmire Feka ishte në arrati. Rojet e fshatit e kishin paralajmëruar familjen e saj se njësitë paramilitare serbe janë duke rrethuar shqiptarët myslimanë. Ajo vrapoi jashtë shtëpisë me familjen e saj dhe iku në një pyll të afërt për t’u fshehur.
Atë kohë, Fatmirja, e cila ishte 11 vjeçe, ishte drejtuar për në pyll, ndërsa prapa saj dëgjoheshin shpërthimet e bombave e të shtëna armësh. Ajo çka ndodhi më pas, do ta linte atë me ankthe deri në ditët e sotme. Ajo humbi vëllanë e madh, Samiun dhe motrën e saj, Sadeten. Të dy janë ende të humbur.
Fatmirja, e cila tani është 22 vjeçe, është një mbrojtëse e paqes, e njohur ndërkombëtarisht, e cila udhëton nëpër botë duke folur për pajtimin. Megjithatë, ajo e pranon se duke folur për faljen është shumë më e lehtë sesa ta praktikosh atë.
”Unë kam qenë duke luftuar me këtë gjënë e faljes. Unë nuk mund të fal askënd, sepse unë nuk e di se çfarë ka ndodhur me vëllanë dhe motrën time. Unë nuk e di se kush i mori ata dhe për atë arsye kë do të duhet ta fal unë?”, thotë ajo.
Pse ‘duhet folur e vërteta’?
Është një rrugë e gjatë nga Kosova në Afganistan, por historia e Fekës ofron një depërtim në vështirësitë që mund të presin popullin afgan. Forcat e NATO-s janë duke shkallëzuar sulmet kundër talebanëve. Megjithatë, shumë vëzhgues thonë se në fund të fundit, vetëm një zgjidhje përmes bisedimeve me talebanët do të sjellë paqe në Afganistan.
Por problemet nuk do të përfundojnë me një marrëveshje. Afganët të cilët panë të dashurit e tyre të brutalizoheshin apo të vriten nga talebanët, do të përballen me të njëjtën sfidë me të cilën përballet Feka. ‘Si mund të jetojë përsëri me njerëzit që më shkaktuan kaq shumë dhimbje?’
Përgjigja e shkurtër është të falen ata dhe të largohesh. Megjithatë, përvoja e Fekës sugjeron se për të bërë kështu, mund të kalojnë vite të vështira dhe torturuese.
Feka thotë se para se ajo mund të falë, ‘duhet folur e vërteta’. Ajo do të dijë se çfarë ka ndodhur me të vëllanë dhe motrën e saj. “Nëse unë e di të vërtetën, kush e bëri atë dhe për çfarë arsye, unë do të jem në gjendje të gjej paqe”, thotë ajo.
Si lëvizi Feka?
Në ditën e fundit që ajo pa vëllanë dhe motrën e saj, Feka thotë se kishte menduar se ajo do të vdiste. Kur ajo vrapoi për jetën e saj, ajo thotë se rrugëve anash kishte parë trupa të vdekur. Derisa kishte bërë pushimin gjatë natës, ajo kishte dëgjuar nga largësia britma dhe të shtëna.
Gjatë një fjalimi të fundit, Feka i kishte treguar audiencës së saj në lidhje me një imazh nga udhëtimi i saj. “Mbaj mend që fëmijët ishin duke qarë, por ajo që na frikësonte neve ishin te rriturit që qanin gjithashtu”.
Ajo tregon se kontaktin me vëllanë dhe motrën e saj e kishte humbur pasi familja e saj vendosi të ndahet. Motra e saj 19-vjeçare, Sadetja dhe vëllai i saj 17-vjeçar, Samiu, kishin vendosur të largohen me xhaxhin e tyre në një rajon të sigurt, në Kosovën veriore.
Xhaxhai i saj u kthye katër ditë më vonë, i vetëm dhe duke i rrjedhur gjak nga një plumb që kishte goditur në shpatullën e tij. Ai kishte treguar se serbët i kishin sulmuar ata dhe ai nuk kishte mundur të mbajë në mend se çfarë kishte ndodhur me të vëllanë dhe motrën e Fekës.
Ajo thotë se urrente serbët pas zhdukjes së të vëllait dhe motrës së saj. Pastaj ajo u takua me Rudy Scholaertin, atëherë një menaxher për World Vision, një organizatë humanitare ndërkombëtare e krishterë.
Familja e Fekës ishte strehuar në një vend së bashku me familjet e tjera myslimane. Në këtë strehimore, Scholaert u kishte mësuar anglisht fëmijëve dhe kishte biseduar me ta se si të kalojnë përtej hakmarrjes dhe dhunës.
Një ditë, tregon Scholaert, se si u kishte dhënë fëmijëve lapsa dhe letër. Ai u kishte kërkuar të vizatojnë atë se çfarë kuptimi kishte paqja. Fëmijët kishin vizatuar shtëpi të djegura, tanke dhe armë - përveç Fekës.
”Ajo vizatoi një shtëpi të bukur me lule të kuqe, pemë, zogj dhe një diell të ndritshëm. Ajo pastaj më tha mua: ‘Kjo është shtëpia ime para luftës. Ishte një vend paqësor. Unë do të doja që ne të mund të kthehemi në këtë kohë”, tregon Scholaert.
Me mbështetjen e organizatës World Vision, Feka pasi kishte mbushur 12 vjet, ka themeluar “Klubet e Fëmijëve për Paqe”. Klubi përdor mbledhjet, paroditë dhe këngët për të sjellë së bashku të rinjtë nga përkatësitë e ndryshme etnike në Kosovë.
Megjithatë, mesazhi i Fekës nuk ishte diçka që disa nga fqinjët e saj shqiptarë donin të dëgjonin. Ajo u kritikua nga shqiptarët e tjerë. Ajo thotë se nëna e saj njëherë i kishte dhënë asaj një shuplakë për shkak se ishte avokat publik për paqe.
”Kur kam filluar të punoj për paqen, të gjithë më kuptonin si të devijuar. Lufta ishte normale. Urrejtja e njëri-tjetrit ishte normale”, thotë ajo.
Takimi që transformoi Fekën
Ajo se çka ndihmoi Fekën për të ndryshuar nuk ishte një marshim, por një takim me një tjetër serb.
Kur ajo ishte 16 vjeçe, ajo mori pjesë në një kamp veror të organizuar nga World Vision, që mblodhi së bashku të rinjtë serbë dhe shqiptarë. Një ditë, një i ri serb i kërkoi Fekës të tregojë historinë e saj. Pasi Feka ia tregoi historinë, ajo kishte vënë re diçka të çuditshme. Serbi i ri ishte duke qarë. Gjithashtu qanin edhe fëmijët e tjerë serbë që ishin në dhomë.
”Kjo ishte një gjë shumë e fuqishme. Kjo ndryshoi jo vetëm jetën time, por të gjithë fëmijëve që ishin në dhomë. Kuptova se jo të gjithë serbët janë të këqij”, thotë ajo.
Scholaert, i cili ishte i pari që e inkurajoi atë, thotë se kishte parë ndryshimin e saj kur e kishte vizituar në kamp.
“Fatmirja ishte shumë krenare dhe donte të më njoftonte me miqtë e saj të rinj serbë dhe më tregonte për fjalët serbe që ajo kishte mësuar. Ajo me të vërtetë edhe në atë moshë të re donte t’i rregullonte gjërat”, tregon Scholaert.
Në vitin 2005, Feka u zgjodh si një nga “1000 Gratë e Paqes në mbarë globin”. Gratë më pas u emëruan për çmimin Nobel të paqes.
Sot, Feka flet në tubime dhe konferenca të paqes të organizuara në mbarë botën. Ajo gjithashtu ka një shtëpi të re. Scholaert ka vendosur Fatmiren dhe dy motrat e saj më të vogla në një apartament në Toronto të Kanadasë.
Kur ajo ishte një vajzë e vogël, ai kishte bërë një bast me të. “Mëso mirë në shkollë dhe unë do të paguaj për arsimimin tënd”. Feka tani ndjek një universitet në qytetin multikulturor të Torontos.
Ajo thotë se lirimi nga urrejtja e saj ndaj serbëve ka bërë ajo që të ndjehet e çliruar. “Puna për paqe ishte gjëja më e mirë që kam bërë”. Megjithatë, barra e saj ende e rëndon. Ajo tregon se ajo i ishte lutur Zotit çdo ditë për motrat dhe vëllanë e saj. Por kohët e fundit ajo nuk lutet më.
“Kanë kaluar 11 vjet që kur unë lutem çdo ditë. Por nuk më ka ndihmuar”, thotë ajo në një theks të rëndë anglez. Nëna e saj është në Kosovë. Feka thotë se nëna e saj dëshiron të mbetet atje në rast se dëgjon ndonjë fjalë për dy fëmijët e humbur të saj. Por pritja dhe mungesa e informacionit është brutale, thotë Feka.
“Ne dëshirojmë që trupat e tyre të pushojnë në paqe. Është vështirë të pritet ndonjë lajm të vijë çdo ditë, çdo orë, çdo minutë...”, thotë ajo.
Disa herë ndodh që ajo të ëndërrojë se si bashkohet me vëllanë dhe motrën.
Por nuk janë të gjitha ëndrrat e qeta. Një natë ajo kishte parë në ëndërr motrën e saj se si tentonte të kalonte lumin dhe ajo kishte rrëshqitur. Ajo i kishte kërkuar ndihmë por Fatmirja nuk kishte mundur ta shpëtonte atë.
Lufta mund të ketë përfunduar, por Feka thotë se ajo ende lë gjurmë. Kur ajo ecën nëpër rrugët e Torontos, thotë se mahnitet se sa lehtë dhe mirë kanadezët kalojnë me grupet e ndryshme etnike. Kjo ende nuk i duket asaj reale.
Në disa nga këto momente, ajo thotë se ndjehet si një vajzë 11 vjeçe në Kosovë, e cila kishte parë Zotin të lotojë nga dhimbja.
“Kjo është një jetë ëndërr. Unë nuk jam mësuar me këtë. Unë kurrë nuk do të mësohen me këtë”, thotë ajo. (Përktheu Dafina Myrtaj)