E Shtunë, 31 Tetor 2026

Godet policin, arrestohet i dehuri

Fushë-Arës

Godet i dehur policin rrugor, pranga një 36-vjeçari nga Fushë-Arësi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 të së hënës, kur Petrit Ndoci, në gjendje të dehur, po lëvizte me një automjet jashtë normave të lejuara të shpejtësisë. Në këtë moment punonjësi i policisë rrugore me shërbim në këtë aks i ka bërë shenjë ndalimi automjetit në fjalë. Por 36-vjeçari Ndoci, pasi e ka fyer punonjësin e policisë, e ka goditur atë dhe me grushte. Menjëherë pas ngjarjes, efektivat e policisë së Fushë-Arësit kanë prangosur personin që goditi kolegun e tyre, ndërsa automjeti është sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale. Pas shoqërimit në komisariat, punonjësi i policisë rrugore, F.D., 24 vjeç, ka bërë dhe denoncimin për shtetasin Petrit Ndoci, i cili do të përballet me akuzën e “kundërshtimit të forcave të rendit” dhe “goditje për shkak të detyrës punonjësit të policisë në detyrë”.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›