E Diel, 1 Nëntor 2026

Tërhiqet ministria, ligji nuk ndryshon

 
Takimi
 
Tërhiqet Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Do të mbetet në fuqi Ligji aktual për "Artin Skenik", duke lënë mënjanë propozimet e grupit të punës. Pas peticioneve dërguar ministrit Ylli Pango nga ana e sindikalistëve, dje në MTKRS u zhvillua një takim mes këtyre të fundit dhe përfaqësuesve të ministrisë. Nuk ka qenë grupi i punës ai që zhvilloi takimin, por zv/ministrja, Suzana Turku, ndërsa pala tjetër përfaqësohej nga Reshat Ibrahimi, President i SPASH-se, Irini Qirjako, Sekretare e Përgjithshme e SPSHA-së Edmond Lalazi, Kryetar i TKOBAP-së, Mirush Kabashi, Kryetar i TK-së, Marilda Furrxhi, Sindikata e QKKF-së. Në takim u diskutua për Projekt-Draftin e hartuar nga Grupi i punës së MTKRS-së, "Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin "Për Artin Skenik" dhe Draft-Propozimin për Reformat Ligjore dhe Institucionale në institucionet e Artit Skenik. Pas këtij takimi u ra dakord të zbatohet Ligji për "Artin Skenik" i miratuar në 30 tetor të vitit 2006 nga Kuvendi i Shqipërisë. U ra dakord që të vazhdojë mbledhja e mendimeve nga komuniteti i artistëve mbi materialin e paraqitur, madje nëpër institucionet artistike të ngrihen grupe pune në përbërjen e të cilëve të jenë emra të shquar të skenës shqiptare. Projekt-Drafti do t'iu kthehet për diskutim në grupet e interesit, me qëllim "përmirësimin dhe shfrytëzimin maksimal të kapaciteteve artistike brenda institucioneve përkatëse për krijimin e vlerave artistike bashkëkohore dhe cilësore".
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›