Aksident, humb jetën 25-vjeçari Fjordi Dobra
Një 25-vjeçar, me emrin Fjordi Dobra, ka humbur jetën sot në një aksident automobilistik. Fuoristrada me të cilën po udhëtonte i riu, ka dalë nga rruga, mendohet për shkak të shpejtësisë së madhe. Nga ky aksident kanë ngelur të plagosur edhe dy persona të tjerë. Ngjarja ka ndodhur ne aksin rrugor Elbasan-Librazhd, prane Labinotit, vend ne te cilin policia po kryen te gjitha procedurat e nevojshme per percaktimin e shkaqeve qe cuan ne aksident.