E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet rehabilitimi i Gjanicës

• FIER - Bashkia e Fierit e ka vlerësuar me vlerën 20 milionë euro një projekt-studim për rehabilitimin e shtratit të lumit të Gjanicës.Sipas kryebashkiakut të këtij qyteti, Baftjar Zeqaj, viti 2008 është një vit i favorshëm për këtë projekt tepër të rëndësishëm, duke mos harruar këtu edhe interesimin e veçantë të Bankës Botërore dhe firmave vendase. Studimi në fjalë parashikon në radhë të parë parandalimin e rrjedhjes së naftës nga uzina e Ballshit në ujërat e këtij lumi. Ndërkohë një hap tjetër tepër i rëndësishëm në rehabilitimin tërësor të lumit është edhe gjelbërimi dhe sistemimi i brigjeve, projektet e të cilëve do të investohen prej vetë donatorëve dhe qeverisë shqiptare. Mësohet se fillimisht do të investohet në teknologjinë e pastrimit për burimet e ndotjes në uzina dhe kompanitë e përpunimit të naftës.            m.r

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›