E Diel, 1 Nëntor 2026

Tërhiqet qeveria:Jo parapagim për tatim-fitimet

Qeveria tërhiqet nga nisma ligjore e cila detyronte biznesin të parapaguante tatim fitimin tre muaj përpara. Ka qenë Zv. Ministri i Financave Alfred Rushaj i cili në mbledhjen e rradhës së këshilllit konsultativ të biznesit deklaroi se tërheqja erdhi për shkak të kostove që mund të kishte biznesi sipas draftit fillestar.
 

Gjatë mbledhjes pati diskutime edhe për projektligjin e akcizave. Sipas dradtit të ri, duke filluar nga 1 korriku, akciza do të menaxhohet vetëm nga doganat, si për mallrat e importit, dhe për produktet vendase.
 

Ministria e financave ka deklaruar se projktligji për akcizat i përshtatet BE, por përfaqësuesit e biznesit janë shprehur kundër. Biznesi kundërshton veçanërisht për dispozitat që detyrojnë bizneset të lënë garanci për gjobat, ose në të kundërt parashikohet sekuestrimi i pronës.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›